Lëvizja nacionalçlirimtare në Preshevë 1941—1945
Abstrakti
Historiografia më e re i ka kushtuar kujdes të dukshëm historisë së Luftës Çlirimtare dhe Revolucionit socialist, por për Lëvizjen Nacionalçlirimtare të Preshevës nuk është shkruar asnjë studim që ta trajtojë atë në mënyrë të gjithanshm e dhe objektive. Në përpilimin e kësaj teme jam m bështetur në dokumentacionin burimor, i cili për vitin 1941 dhe 1942 është shumë i varfër. Prej m aterialit të botuar burim or kam shfrytëzuar më tepër këto përmbledhje: Istoriski Arhiv KPJ, Zbornik dokumenata i podataka o Narodnooslobodilaçkom ratu naroda Jugoslavije, dokum entet e organizatës partiake të Kumanovës, Izvori sa Osloboditelna vojna i Revolucija vo Makedonija etj. Kam shfrytëzuar edhe memoaret dhe deklaratat e organizatorëve dhe aktivistëve të dalluar të Lëvizjes Nacionalçlirimtare të kësaj treve. Kujtimet dhe deklaratat i kam shfrytëzuar si m aterial ndihmës historik, si plotësim në ato raste kur kanë ekzistuar m ateriale arkivore. Mirëpo kur kanë munguar dokumentet, memoaret dhe kujtimet janë shfrytëzuar si i vetmi burim, por të njëjtin jam përpjekë ta shfrytëzojë me kujdes dhe në mënyrë kritike.