Histori mbi ç’faqjet e jetes s’onë
Raporti i kryetarit te komunës Qendra Ulqin Z Elez Kruja dërguar administrates qendrore te shtetit shqiptar né Tiranë më 5. VII. 1944.
Abstrakti
Dokumenti që po e sheh dritën për herë të parë është i shkruar me makinë shkrimi në ireshta të shpeshtë dhe ka 3 faqe gjithsej. Dokumenti gjendet në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit në Tiranë (F. 410, V. 1944 d. 105, f. 3) Në fillim të dokumentit jepen sqarime dhe të dhëna me interes për të 16 fshatrat që e përbënin këtë komunë e që kishin gjithsej 600 shtëpi me 3046 banorë që i përkisnin besimit islam (615), katolik (1804) dhe ortodoks (627). Sipas autorit të dokumentit, të dhënat për fshatra janë mbledhë jo në bazë të dokumenteve por nga gojëdhanat e informatat e pleqve dhe të klerikëve katolikë. Për të gjitha fshatrat jepen të dhëna jo vetëm për numrin e shtëpi ve dhe strukturën fetare të popullsisë, por edhe për historikun e fshatit dhe të objekteve të kultit, si dhe për origjinën dhe kohën e vendosjes dhe të oshilimit të popullsisë së gjithsej 16 fshatrave të komunës Qendra - Ulqin. Në vazhdim, për hir të autenticitetit, po e sjellim dokumentin në tërësi ashtu si është shkruar nga autori, pa asnjë ndërhyrje gjuhësore.