Revolucioni xhonturk, shqiptarët dhe Mali i Zi

Autorët

  • Isa Bicaj

Abstrakti

Ruajtja e mamëdhënieve të vjetra ekonomike, sundimi absolut i sulltan Avdyl Hamitit II dhe prezenca gjithnjë e më shumë e kapitalit të jashtëm, bëri që në radhët e inteligjencisë osmane të shfaqej pakënaqësi. Pakënaqësia ishte e madhe veçanërisht në ushtri. Të ardhurat e vogla, ushqimi i dobët etj., krijuan një opozitë të fortë te oficerët e rinj. Kjo rrymë opozitare në radhët e inteligjencisë dhe të ushtrisë, që kishte pikëpamje të reja demokratike, vepronte si brenda vendit, ashtu edhe jashtë. Më 1889 u formua Komiteti i parë xhonturk, ku bënte pjesë edhe Ibrahim Temoja nga Struga. Në kongreset e komitetit qendror të xhonturqve “Bashkim e Përparim”, të mbajtura më 1903 e 1907 në Paris u konstatua se revolucioni mund të ishte i suksesshëm vetëm nëse përkrahej nga pjesëtarët e kombësive joturke. Turqit e rinj për të tërhequr në anën e tyre kombësitë joturke përdorën parullën demagogjike “liri, barazi e vëllazërim”. Kjo bëri që këto kombësi të bashkoheshin me lëvizjen xhonturke dhe të kontribuonin për fitoren kundër sundimit autokrat të sulltan Avdyl Hamitit . Shqiptarët pranuan të bashkëluftojnë me turqit e rinj me shpresë se në një regjim konstitucional mund të realizoheshin më lehtë synimet e tyre politike e kombëtare. Kështu, në shumë qytete shqiptare u formuan komitete të turqve të rinj, si në Ohër, Resnje, Manastir, Shkup, Prizren, Ferizaj, Mitrovicë etj.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2024-09-19

Si të citoni

Bicaj, Isa. 2024. “Revolucioni Xhonturk, shqiptarët Dhe Mali I Zi”. Kosova, no. 20-21 (September). Prishtinë, Kosovë:67-81. https://albanica.al/revista_kosova/article/view/5366.

Numri

Seksioni

Artikuj