Akademia e Shkencave të Shqipërisë, “STUDIME PËR EPOKËN E SKËNDERBEUT III"
Abstrakti
Libri “Studime për epokën e Skënderbeut III”, botuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë më 1989, përmbledh njohuritë më të reja shkencore mbi epokën e Skënderbeut. Libri ka 458 faqe. Në ballinë është aversi i një sterne të Skënderbeut. Libri ka tridhjetë punime shkencore të katërmbëdhjetë autorëve. Ky libër studim bosht e ka epokën e Skënderbeut: formimin e shtetit feudal mesjetar shqiptar, marrëdhëniet politike me shtetet tjera dhe kulturën materiale dhe shpirtërore të epokës së Skënderbeut. Këto segmente janë trajtuar në lidhmëri të plotë me periudhat historike para kohës së Skënderbeut. Libri jep një kontribut me vlerë për ndriçimin e kësaj periudhe të rëndësishme të historisë të popullit shqiptar.