Me rastin e promovimit të studimit monografik te Dr. Muhamet Shatrit, KOSOVA NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE 1941-1945, botim i Institutit të Historisë, Prishtinë, korrik 1997.
Abstrakti
"Vepra e dr. Muhamet Shatrit, KOSOVA NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE 1941-1945, është një studim gjithpërfshirës i shkruar në kushte dhe rrethana të reja, që e pason veprën e themeluesit të historiografisë së Kosovës dhe padyshim historianit më të merituar për zhvillimin dhe thellimin e mendimit historik të ne - akademik Ali Hadrit. Kjo vepër shquhet për mbështetje në shumësinë e dokumenteve, burimeve dhe literaturës së bollshme, duke i mundësuar autorit interpretim dhe rivlerësim origjinal të ngjarjeve të zhvilluara gjatë Luftës së Dytë Botërore në Kosovë dhe më gjërë. Me këtë kontribut shkencor për historiografinë tonë më të re Instituti ynë nderohet dy herë: e para, se autorin e konsiderojmë anëtar tonin dhe, e dyta, ngase ai në këtë studim ka bërë një qasje dhe një trajtim origjinal për ndriçimin e historisë së Kosovës gjatë kësaj periudhe, duke spikatur qenësoren e duke afirmuar përpjekjen dhe luftën e të gjitha forcave të organizuara politike dhe ushtarake, si dhe vullnetin e aspiratat e popullit të kësaj treve për liri dhe bashkim kombëtar."
Shkëputur nga fjala e hapjes
Dr. Fehmi Rexhepi