Kaçaniku dhe rrethina gjatë Luftes së Dytë Botërore (1941-1944)
Abstrakti
Pas kapitullimit të Jugosllavisë dhe ndarjes së Kosovës në zona të okupuara, Kaçaniku me rrethinat e tij mbeti nën okupimin bullgar kundër vullnetit të tij. Edhe pse popullsia shqiptare e kësaj zone kishte pritur me padurim shkatërrimin e Jugosllavisë së vjetër, madje edhe me ndërhyrje nga jashtë, për ta vetëm okupuesi u ndërrua. Prandaj, popullsia vazhdoi rezistencën e saj që nga ditët e para.
Pas fillimit të kryengritjes së armatosur e deri në çlirimin nga forcat okupuese bullgare, popullsia e kësaj zone dha kontributin e saj në luftën kundër fashistëve të Bullgarisë së Madhe dhe shërbëtorëve të tyre. Pavarësisht forcave të mëdha ushtarake dhe policore që okupuesi mbante në këto rajone, ata kurrë nuk patën një prapavijë të sigurt.
Territori i Kaçanikut, për shkak të pozitës së tij strategjike, ishte një urë lidhëse natyrore midis organizatave të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (LANÇ) në Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe Shqipëri gjatë gjithë periudhës së LANÇ-it. Pikërisht për shkak të asaj që u tha më lart, kontributi i popullsisë së Kaçanikut dhe rrethinave të tij në luftën e drejtë për çlirimin kombëtar ishte i pamohueshëm.