Reforma agrare dhe kolonizimi në Drenicë më 1918—1941
Abstrakti
Për Reformën agrare dhe Kolonizimin në Drenicë gjatë ko[1]hës së Jugosllavisë borgjeze, gjer sot nuk është shkruar ndonjë punim ose studim i veçantë. Ndërkaq, këtë problematikë e kanë prekur autorë të ndryshëm borgjezë qysh para Luftës së Dytë Botërore, të cilët, duke u nisur nga pozita dhe përcaktimi i tyre klasor, nuk kanë dhënë ndonjë vlerësim dhe shpjegim të drejtë shkencor lidhur me rrethanat në të cilat është zbatuar Reforma agrare dhe Kolonizimi në Kosovë, pra edhe në trevën e Drenicës, si dhe për pasojat e këtyre dy proceseve të ndërlidhura e të ndërlikuara. Megjithate, kanë paraqitur një mori të dhënash, të cilat, kur krahasohen me burime të kohës dhe trajtohen në mënyrë shkencore, ndihmojnë studimin e mëtejshëm të çështjes së Reformés agrare dhe të Kolonizimit në Drenicë dhe më gjerë, të zbatuara në kohën e Jugosllavisë së Vjetër.
Zbatimi i Reformés agrare dhe i Kolonizimit në Drenicë gjatë viteve 1918—1941, e sidomos rrethanat në të cilat janë zbatuar, si dhe pasojat e tyre, janë prekur nga një mori studiusish të pasluftës, por më tepër kalimthi dhe në mënyrë sipërfaqësore. Mirëpo, edhe ato pak të dhëna dhe vlerësime reale të rrethanave dhe të mënvrës së zbatimit të tyre në Drenicë, janë mbështetur për studimin e mëtejshëm të kësaj problematike.
Për hartimin e këtij punimi, krahas konsultimit të literaturës shkencore, në të cilën është prekur çështja e Reformés agrare dhe e Kolonizimit në Drenicë, janë konsultuar edhe burimet e kohës (Arkivi i Jugosllavisë — Fondi i Reformës agrare dhe i Kolonizimit, pastaj Arkivi i Kosovës etj.), si dhe është hulumtuar terreni, me ç'rast janë mbledhur të dhëna me interes, të cilat janë trajtuar në mënyrë kritike.