PKJ në Gjilan e rrethinë 1941— 1945
Abstrakti
Ky artikull analizon zhvillimin dhe veprimtarinë e Partisë Komuniste të Jugosllavisë (PKJ) në rajonin e Gjilanit gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe fillimit të pasluftës. Studimi fokusohet në evolucionin organizativ të PKJ-së, nga krijimi i celulave të para pas pushtimit deri në konsolidimin e plotë në maj 1945. Shqyrtohen sfidat e PKJ-së në sigurimin e mbështetjes nga popullsia shqiptare dhe ndryshimi i kushteve të veprimtarisë në fund të 1944. Punimi nxjerr në pah rolin e komunistëve në formimin e pushtetit të ri, mobilizimin për Ushtrinë Nacionalçlirimtare dhe rritjen e ndikimit të partisë në masat popullore.