Sistemi i pushtimit në Gjilan e rrethinë 1941—1944

Autorët

  • Fehmi Rexhepi

Abstrakti

Pas pushtimit të Kosovës territori i Gjilanit me rrethinë u nda në mes të italianëve dhe të bullgarëve. Territori që i takoi zonës pushtuese italiane bënte pjesë në Prefekturen e Prishtinës, kurse Gjilani u bë qendër nënprefekture. Pushtuesit vendosën administratën kuislinge dhe si nëpunës i emëruan kryesisht vendësit. Me politikën demagogjike pushtuesi gjeti mbështetje te borgjezia dhe te një pjesë e fshatarëve të mashtruar sidomos të zonës kufitare, që i rekrutoi si vullnetarë për mbrojtjen dhe ruajtjen e vijës së kufirit. Pushtuesi hapi edhe shkolla në gjuhën shqipe. Në Gjilan dhe në rrethinë e shtriu aktivitetin e vet edhe Organizata e Partisë Fashiste, e cila nuk pati ndikim të madh në popull, ndërsa gjermanët për të formuar një front sa më të gjerë kundër LNÇ inicuan formimin e organizatës nacionalistg Lidhja II e Prizrenit, e që Gjilani ishte seli e Komitetit Rrethuer të saj. Po kështu në Gjilan ishte edhe një degë e Komitetit të Kosovës. Vlen të përmendet se pushtuesit shfrytëzuan sistematikisht begatitë natyrore të këtij regjioni. Gjatë viteve 1941—1944 Gjilani me rrethinë iu ekspozua sistemit pushtues nazi-fashist, i cili për realizimin e qëllimeve të tij nuk zgjodhi mjete dhe forma. Me kalimin e kohës politike demagogjike u demaskua nga forçat progresive të udhëhequra nga PKJ dhe kështu të gjitha tentativat e pushtuesit për të siguruar mbështetje në masa dështuan.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2024-11-14

Si të citoni

Rexhepi, Fehmi. 2024. “Sistemi I Pushtimit Në Gjilan E Rrethinë 1941—1944”. Kosova, no. 7 (November). Prishtinë, Kosovë:363-81. https://albanica.al/revista_kosova/article/view/5575.

Numri

Seksioni

Artikuj