Forcat e armatosura revolucionare të luftës nacionalçlirimtare të Kosovës më 1941 — 1945

Autorët

  • Fadil Hoxha

Abstract

Ju përshëndes përzemërsisht dhe ju uroj sukses të madh në punë. Jam i bindur se ky tubim, pjesëmarrësit e të cilit iu rrekën punës bujare që të studiojnë dhe të mbrojnë nga harresa të kaluarën tonë revolucionare, do të japë një kontribut të ri, të vlefshëm në vështrimin më të tërësishëm dhe më të plotë të krijimit dhe të zhvillimit të forcave të armatosura në Kosovë në vitet 1941— 1945. Më lejoni që lidhur me këtë të them disa fjalë. Luftën Nacionalçlirimtare në Kosovë e kanë zhvilluar bashkërisht shqiptarët, serbët, malazezët e të tjerë së bashku me të gjitha kombet dhe kombësitë e tjera të Jugosllavisë. Prandaj, Lufta NadonalçLirimtare në Kosovë është pjesë përbërëse e Luftës së madhe Nadonalçlirimtare dhe e Revolucionit Socialist të Jugosllavisë dhe në thelb ajo ka pasur të gjitha karakteristikat e përgjithshme të luftës madhshtore çlirimtare dhe revoludonare të të gjitha kombeve dhe kombësive të Jugosllavisë. Po qe se kushtet dhe zhvillimi i lëvizjeve shoqërore shikohen nga aspekti marksist, plotësisht është e qartë se LNÇ në Kosovë është zhvilluar në rrethana konkrete dhe në kushte të caktuara spedfike. Përveç të tjerash, ato specifika kanë të bëjnë me shtypjen nacionale dhe shfrytëzimin e masave shqiptare, të cilat arrinin deri në zhdukjen fizike, me zhvillimin e mëparshëm, të paraluftës të PKJ-së në Kosovë; pastaj me trashëgimin e përgjithshëm të së kaluarës, kryesisht negative, posaçërisht nga periudha 23-vjeçare e sundimit të Mbretërisë Monarkike të Jugosllavisë dhe kushtet që u krijuan me ardhjen e okupatorit fashist.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2024-11-15

How to Cite

Hoxha, Fadil. 2024. “Forcat E Armatosura Revolucionare Të luftës nacionalçlirimtare Të Kosovës Më 1941 — 1945”. Kosova, no. 9-10 (November). Prishtinë, Kosovë:3-17. https://albanica.al/revista_kosova/article/view/5668.

Numër

Section

Artikuj