Batalioni partizan »Bajram Curri«
Abstract
Në mars-prill të vitit 1943 është formua Çeta Partizane »Bajram Curri« në malësi të Gjakovës, e përbërë prej 95 luftëtarësh, nga të cilët disa shokë kanë ardhur nga Malisheva e më vonë edhe 6 shokë nga Plava. Çeta, deri me luftimet për çlirimin e Gjakovës—më 9 shtator 1943, ka zhvilluar agjitacion e propogandë kundër okupatorit gjerman e italian në terrenin e Rekës së Kuqe, në Has, në Voksh, në Malësi të Gjakovës (Shqipëri). Ka propaganduar që sa më shumë njerëz të inkuadrohen në njësitet partizane e njëkohësisht ka formuar baza për shtrehimin e partizanëve dhe të gjithë pjesëmarrësve të Luftës Nacional-çlirimtare u ka shpjeguar qëllimet e luftës Nacionalçlirimtare, domosdoshmërinë për vë- llazërim-bashkim të popujve në këtë luftë, e në anën tjetër ka demaskuar politikën mashtruese të okupatorit dhe të bashkëpunëtorëve të tij. Në këtë Çetë kanë qenë të inkuadruar intelektualë, punëtorë, fshatarë të moshës mesatare dhe të rinj. Në aktivitetin e vet Çeta ka arritur rezultate të dukshme, të cilat ilustrohen edhe me faktin se okupatori italian me bashkëpunëtorët e vet u detyrua të marrë masa rigoroze kundër Çetës »Bajram Curri«.
