Prizreni seli Ipeshkvore dhe qendër e trashëgimisë dhe zhvillimit Arbërore në Kosovë në periudhën e mesjetës
Abstrakti
Fillet e dioqezës së Prizrenit, sipas autorëve të vjetër kishtarë, arrijnë deri në shekujt e parë të krishterimit. Shkas për këtë mendim jep fragmenti jo mjaft i saktë në letrën qarkore, në të cilën kjo ipeshkvi përmendet që në vitin 485 lidhur me Koncilin e Kalcedonisë. Në këtë letër përmenden një varg ipeshkvishë, në Iliri, duke filluar prej asaj të Durrësit e deri në Epirin e Ri dhe Epirin e Vjetër, në mesin e të cilave përmendet edhe “Paulus episcopus Prinatenus”.