Kontaktet Shqiptaro-Arabe ndër shekuj
Abstrakti
Me përhapjen e krishterimit, në Palestine, u krijua një urë shpirtërore që i lidhte Ilirët me vendet e Orientit, përkatësisht me Palestinën dhe Sirinë. Kështu, qysh në shekullin IV Ilirët paraqiten në kishat siriane e palestineze. Këtu vlen të përmendet Shën Jeronimi, i cili e kaloi një pjesë të jetës në Siri e Palestinë dhe u shqua më vonë si një nga njerëzit më të ditur të kohës së vet'. Siç duket, këto lidhje ndikuan që në fillim të krishterimit, në kohën kur u paraqitën drejtimet heretike, që shfaqen tendenca të ngjashme në Iliri e në Siri, sikurse ndodhi në Sinodin e Kalhedonit më 451, kur peshkopët e Ilirisë dhe të Palestinës dalloheshin me qëndrimin e tyre.