Qëmtime mbi shqiptarësinë e Shkupit gjatë pushtimit osman
Abstrakti
Shkupi gjithnjë banohej nga shumica shqiptare dhe përfshihej brenda kufijve etnikë shqiptarë. P. Orloviq, duke bërë fjalë për shtrirjen e shqiptarëve në Ballkan në fillim të shek. XIX, thotë se ata shtriheshin deri në Shkup, Tetovë, Kumanovë, madje edhe deri në Shtip. Sipas tij, në gjithë Maqedoninë Veriore kishte 200.000 shqiptarë.1 2 3 Ndërsa sipas konsullit francez Fransua Pukvil, i cili qëndroi 9 vjet në oborrin e Ali pashë Tepelenës (1806-1815), nga të dhënat që mblodhi prej burimeve osmane e të tjera, arriti të konstatojë se popullsia sllave në Shkup arrinte përqindjen e popullsisë së përgjithshme të këtij qyteti deri në 20-30%," që do të thotë se popullsia myslimane në Shkup kishte të paktën rreth 70% të numrit të përgjitshëm të popullsisë, ndërsa shumica e tyre ishin shqiptarë, ose mbi 60% të popullsisë së këtij qyteti.