Qëndrimi i mbretit Nikolla i Malit të Zi ndaj çështjës shqiptare sipas gazetës “La nazione Albanese”
Abstrakti
Aneksimi i Bosnjë dhe Hercegovinës nga Austro-Hungaria në tetor të vitit 1908 shtoi edhe më shumë interesimin e Serbisë dhe Malit të Zi për zgjerim nga Jugu1. Mali i Zi gjithë veprimtarinë politike e propagandistike e drejtonte nga Shqipëria Veriore e Rrafshi i Dukagjinit. Interesave malazeze nuk iu përgjigjej ndonjë kryengritje e madhe gjithshqiptare e organizuar mirë sepse fuqizimi i faktorit shqiptar rrezikonte zbatimin e planeve të tyre. Megjithatë Mali i Zi përkrahte shqiptarët në disa përpjekje të tyre por me kusht që të gjitha ngjaijet të zhvillohen sipas diktatit malazez.