Kryengritjet shqiptare të vitit 1912 në dritën e burimeve serbe
Abstrakti
Marrëveshja e përfunduar me udhëheqësit e kryengritjes kundërosmane, në vitin 1911, nga ana e qeverisë turke ishte heqje e dredhisë së moçme, mashtrim me premtime boshe për t’i qetësuar malësorët dhe për t’i kthyer në shtëpitë e tyre. Në qoftë se kjo qeveri në fill u përpoq ta ngushtonte hapësirën e zbatimit të marrëveshjes me kryengritësit shqiptarë, kurse më pastaj ua njohu koncesionet vetëm Sanxhakut të Shkodrës, nuk mon asnjë masë që do ta përmirësonte gjendjen ekonomike. Konsulli i Malit të Zi në Shkodër, Joviçeviq, e raportonte gjendjen në Vilajetin e Shkodrës të mjerueshme, kurse në vendet ku u zhvillua kryengritja, s’ka ku shkonte më keq, ndihej mungesa e madhe e ushqimeve, çmimi i drithit shkoi shumë lartë. Autoritetet nuk u dhanë malësorëve farën për mbjelljen e tokës. Sëmundja, që i ra bagëtisë, bëri kërdinë dhe ajo ua shteri atyre burimin kryesor të gjallërueses. Gjendjen e përkeqësoi edhe më shumë shtimi i taksave e mbledhja me dhunë e detyrimeve të tjera shtetërore.