Kontributi i “Shoqërisë biblike” për arsimin shqip në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX
Abstrakti
Periudha historike pas Lidhjes së Prizrenit është e njohur si kohë e përpjekjeve të rilindësve tanë për emancipimin kulturor të kombit shqiptar. Për ta u bë më se e qartë se pos luftës së armatosur duhet zhvilluar edhe luftën në fushën e kulturës e posaçërisht në atë të arsimimit në gjuhën kombëtare. Dhe e gjithë kjo duhej bërë nëse dëshirohej jo vetëm liria e tij por edhe shpëtimi nga asimilimi. Për këtë qëllim më 12 tetor 1879 në Stamboll u krijua “Shoqëria e të shtypurit shkronja shqip” qëllimi i së cilës ishte të lëvronte gjuhën shqipe, të zhvillonte arsimin, të hartonte dhe të botonte libra shqip.1 Mirëpo edhe veprimtarinë e tillë kulturore e pengonte Perandoria Osmane, Patrikana e Stambollit dhc shtetet fqinje (të interesuara për zgjerim territorial në hapësirat tona etnike). Këtë e dëshmojnë edhe raportet e shumta që Konsulli Austro-Bungarez në Manastir, Kral i dërgonte ministrisë së jashtme perandorake. Në një nga këto raporte, ai thekson gjendjen e vështirë të kombit shqiptar, ku edhe valiu urdhëron personalisht postën shtetërore, për moslejim të qarkullimit të librave shqipe. Ndërsa librat e vetme shqipe që lejoheshin të qarkullojnë ishin librat e shoqërisë biblike, që shiteshin në Manastir, Korçë, Berat dhe në qytete tjera shqiptare.