Rexhep Mitrovica - Atdhetar i devotshëm i çështjes kombëtare
Abstrakti
Mitrovica dhe rrethinat e saj janë pjesë e trungut etnik shqiptar. Ajo ka një të kaluar të pasur me ngjarje e personalitete të rëndësishme historike, që nga kohërat me të hershme e deri në ditët e sotme. Popullsia e kësaj treve shqiptare me traditë e qëndresë aktive kundër pushtuesve të huaj, përgjatë historisë ka dhënë një kontribut të veçantë, duke zënë kështu një vend të rëndësishëm në historinë e popullit shqiptar. Në mesin e shumë atdhetarëve që i dha Mitrovica kombit shqiptar e që u gjendën në ballë të qëndresës politike dhe ushtarake, pa dyshim është edhe Rexhep Mitrovica, i cili zë një vend të merituar si intelektual, patriot dhe luftëtar i pa kompromis i çështjes kombëtare shqiptare. Puna dhe vepra e tij e gjatë atdhetare mbi 50 vjeçare, në shërbim të përpjekjeve për çlirim e bashkim kombëtar e krijuan këtë personalitet e politikan të vjetër, emri i të cilit rreshtohet midis figurave të shquara të kombit, si një nga përfaqësuesit më të mëdhenj të mendimit dhe veprimit patriotik.