Orientimet properëndimore të nacionalistëve shqiptarë në vitet 1941-1945
Abstrakti
Gjatë Luftës së Dytë Botërore forçat politiko-ushtarake shqiptare kishin qasje dhe bindje të ndryshme politike. Veçoheshin orientimet komuniste dhe nationaliste. Koncepti politik i forcave nationaliste kishte për synim ruajtjen dhe bashkimin e trojeve etnike shqiptare, duke u mbështetur në demokracinë perëndimore. Qëndrim tjetër shprehnin komunistët të cilët rrugën për çlirim kombëtar e mbështetnin në ideologjinë komuniste. Pikërisht te rruga që duhej të ndiqej për çlirimin e vendit nga nazi-fashistët linden kundërshtimet e papajtueshme ndërmjet nacionalistëve dhe komunistëve.