Shqipëria nën pushtimin Italian (1939-1943)

Autorët

  • Iljaz Gogaj

Abstrakti

Studiuesi i njohur prof. Muharrem Dezhgiu, ashtu modest, kokulur si kalliri me bukë, në atë thjeshtësinë e tij fisnike, ka mbi tridhjetë vjet që punon me ngulm në fushën e Historisë së Shqipërisë, posaçërisht për ngjarjet e periudhës së Luftës së Dytë Botërore. Sot lirë në mendim, i çliruar plotësisht nga sloganet dhe dogmat e kohës që shkoi, bazuar kryesisht në dokumente arkivore autentike, na zbulon për herë të parë fakte, ngjarje e personazhe të panjohura më parë e për më tepër të montuara, të mbetura tabu, të paprekshme e përfundimisht të lëna në harresë. Me guximin që ia jep formimi i tij kulturorshkencor dhe faktet e dokumentuara, ai përpiqet dhe arrin të vështrojë me syrin e së vërtetës dhe kështu të korrigjojë pavërtetësi që kanë rrjedhur nga precedentë të së kaluarës politiko-ideologjike. Ishte koha kur, sidomos kjo periudhë historike, shkruhej më shumë e kryesisht sipas kujtimeve të montuara të një personi dhe të gjithë atyre që koha mizore e diktatorit i impononte të shkruanin detyrimisht sipas “mësimeve” të tij dhe të askujt tjetër.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2024-11-18

Si të citoni

Gogaj, Iljaz. 2024. “Shqipëria nën Pushtimin Italian (1939-1943)”. Kosova, no. 29-30 (November). Prishtinë, Kosovë:459-63. https://albanica.al/revista_kosova/article/view/5802.

Numri

Seksioni

Artikuj