Kalaja e Kaninës
Abstrakti
U mundova, me sa munda në rrethanat e mërgimit, të mbledh shënimet edhe kujtimet që i përkasin Kalas Kaninës, nga librat, nga dokumentat e ndryshëm edhe nga gojthanja e njerzvet, për të përpilluar monografin’e vogël që vinjon (1).
E di, që nuk ësht e plotsuar; por shpresoj që pata fatin të shpëtoj nga harresa «diç’ka», që mund t’i shërbej historisë të vëndit t’onë. Kjo historija ësht mjerisht shum e varfër; ka nevojë për shtime, për shqyrtime: Jo se p’se mungojn ngjarjet me rëndësi, por se p’se gjith’ata që kanë qenë në gjindje t’a shkrojnë e t’a ruajnë historinë e vëndit t’onë, — ja nuk janë kujdesuar t’a plotsojnë këtë detyrë, se p’se kujtonin që ngjarjet e dita ditshme mjaftonte t’i dinin vet, jo po, se p’se druanin të përmendnin diç’ka që u përkiste, e nuk donin të hasnin në kundërshtimet nakarlindse ose në përqeshjet tallse të shokvet tyre.
Kështu mërritëm sot në gjindjen, që jo vetëm mbi historinë e së kaluarës, por edhe mbi ngjarjet më të afërta të vëndit t’onë, lundrojm syrambyllës në errësinë e një Oqeanit të padijes ose në valat e kundërshtimevet historike, pa patur mundësinë të theksojm kuptimet, thënjet, kronollogjit edhe përgjithësisht historinë t’onë.
Thonë: «që popujt e lumtur nuk paskan historië». Sa për neve, kjo fjala nuk ësht e vërtetë! Neve nuk jemi e nuk kemi qënë kurr një popull i lumtur. Më duket pra, që më i përshtatshëm ësht parimi, që Shqiptari, për të harruar fatkeqsit e veta, ka shtrëmbëruar ngjarjet si mbas leverdis, ose ka kërkuar t’ju shlyej kujtimin. Individualist edhe krenar në kulm, aji shpresonte që ashtu do i mbetesh sheshi i lirë, për t’u mburrur simbas qejfit edhe për t’i mohuar të tjerve ç’do veçunië cilsuese: Shqiptari, historinë e fabrikonte vet.
Me këto sjelljet kemi harritur sot me nji «Histori Shqiptare » të çuditshme; një histori që fillon: nga përrallat e Lekës Math edhe të Pirros edhe mbaron, tue fluturuar mbi ngjarjet e 1000 vjetve pa i përmëndur në kohat e mjegulluara të « Principatavet (?) Shqiptare» dhe të Skendërbeut. Atje mbyllet libri i historisë Shqiptare edhe riçelet, simbas shkrimtarit; me 1912, kurse shkruesi ësht nasjonalist; me 1924, nëse ësht Zogist edhe më 1944, nëse ësht komunist. Shqiprinë masandaj e ka liruar edhe organizuar, për demokratët « Radha e Mesme», për Komunistët « Populli»; edhe gjith ata të « Radhës Parë » që janë vrarë e prerë e munduar që me 1839 e deri me 1914 për idealet kombëtare, nuk janë tjatër gjë veçse «gjakpirës, tradhtarë, ose shfrytzuesatë popullit». Një historië e tillë qesharake, nuk mund të quhet ndryshe veçse me emnin «koha tragjike që luajn disa xhahila nakarmbëdhenj me diturinë kombtare».
Dikush nga këta ësht i pafajshëm; me të vërtetë nuk e di historinë; dikush tjatër e mashtron qëllimisht. Por kurrkush nuk guxon t’e kundërshtoj as njerin as tjatrin, për mungesë interesimi, për mungesë dijenije ose provash. Edhe po u ndodh ndonjë i marrë që ka ngë «të hahet me të bardhën e laraskës», ngec ngusht! Shqipoja ja ka gati përgjegjën: « Un nuk e kam digjuar » i thotë, « ergo, nuk ësht e vërtetë» Edhe halli ësht, që ndonjë herë s’ke se si ja provon gabimin!
Historija e një popullit përbëhet nga gojëthanjet, nga këngat popullore, nga dokumentat e kohës, nga shënimet e historive të huaja, nga gërmadhat e monumentavet, nga mbeturinat e ndryshme, edhe nga gurët e varrevet. Neve, gjith këto, me dashje ose pa dashje, i kemi çdukur. Edhe përfundimi i kësaj luftës sistematike kundra « Çquanjsivet» ësht gjindja e sotme që paraqit historija e jonë.
Më duket, se ka ardhur koho., — në duam me të vërtetë të hymë në radhën e popujve të qytetruar —, që ta ndryshojm sjelljen. « Kenga», nuk duhet më t’i këndohet dikujt vetëm në gjallje, (sikundër se e uron dhe e dëshron Shqiptari), por duhet t’i këndohet edhe mbas vdekjes. Ç’do ngjarje, ç’do provë historike, ç’do trenim, ka vlerën e vet. Duhet pra t’i mbledhim e t’i ruajm me kujdesie. Dhe ja se v’se ju avita përpillimit të kësaj monografisë që mund të duket, e parëndësishme. « Gurë gurë, bëhet murë », thotë një fjalë e motshme. Para se të humbasin n’Oqeanin e harresës, duhet t’i mbledhim gurët e kujtime vet, për të ngrehur me ta godinën e shëndoshë të Historisë Shqiptare.