“FERRI” e para kantikë e KOMEDIS HYJNORE në gjuhën shqipe (1)

Autorët

  • Martin Camaj

Abstrakti

   Jemi krejt të kënaqun t’u paraqesim lexuesëve tonë pjesën e parë të Komedìs Hyjnore në gjuhën shqipe, përkthye nga Pashko Gjeçi Vëllimi filion me nji hymje («Figura viganore e Dantes») të shkrimtarit Llazar Siliqit, i cili nënshkruhet dhe redaktuer i veprës së për- kthyeme. Se gjuha jonë âsht e dêjë dhe aq e pjekun sa të flasin në të xhenit ma të mëdhaja botnore e artit të fjalës âsht, vërtetue me kohë; mundi i Gjeçit prandej nuk âsht kurrgjâ tjeter veç se kunorimi i lavdrueshëm i të gjitha përpjekjeve e sukseseve të deritashme në kët drejtim. Breznija jonë duhet të jetë krenare sepse megjithë vështirsit e vuejtjet që randojnë në kët shekull të pamëshirshëm mbi boten shqip- tare, po vepron gjallnisht me mirëdalje në lamin e kulturës së kombit. Ky përparim i yni nuk âsht e vërtetë se po kushtëzohet nga rrethana ekonomike të shkëlqyeshme, në çka jemi shum larg nga tjerët, por ma tepër nga zhdërvjelltësija e shqiptarëve intelektuale gjithkund, ku këta po gjinden, të cilët tue kuptue momentin e rrolin që duhet të losin, po plotsojnë detyrën e vet shpesh herë në heshtje dhe skam. Këto fjalë na i bjen në gojë vepra e Gjeçit.

Fjalët kyçe:

Komedia Hyjnore, Dante Aligeri, Pashko Gjeçi, Llazar Siliqi

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2022-02-02

Si të citoni

Camaj, M. . (2022). “FERRI” e para kantikë e KOMEDIS HYJNORE në gjuhën shqipe (1). Shêjzat, 6(5-6), 149–157. Retrieved from https://albanica.al/shejzat/article/view/363