Romani i "Eshtnave"
Abstrakti
Kah mbarimi i vjetit 1963 duel nga shtypi në Tiranë romani Gjenerali i ushtërisë së vdekur. Autori àsht Ismail Kadare (krahasò Shèjzat vjeti II. n. 7-8, 1958, fq. 230). Kjo vepër ngjalli menjiherë nji diskutim jo të rëndomët në të përkohëshmet letrare të Shqipnisë, nësa jashtë, në djasporë, endè nuk njifet as romani as përshtypja apo psehi i kësaj përshtypje ndër lexuesët dhe recensentët shqiptarë. Kadare âsht nji shkrimtar i brezit të ri të mbasluftës. Do të ishte shum interesant të dijmë nëse ky shkrimtar u formue ekskluzivisht mbrenda kufijve të Shqipnisë apo pat dhe rasë të dalë për studime jashtë. Kësaj përgjegje s’dij me i dhanë fili. Si do të jetë puna, shkrimtari Kadare ka nji botkuptim syntomatik për të huejët në përgjithsi. Ky kaloi nga poezija në prozë, prandej stili i tij në roman âsht i dendun, figurât plastike dhe esenciale në vizat trajtuese. Për vehtjen e autorit âsht e drejtë të vêhet në dukje dhe këta: âsht e para herë që nji shkrimtar i Shqipnisë së sotshme përpiqet të dalë nga nji formalizëm standard dhe të rroket me nji landë që don të trajtojë me mjete shprehëse të reja. Landa konkrete këtu janë eshtna njerëzish, prej të cilave përpiqet të çohet naît e të gjêjë kuptimin e shum çashtjeve, në rend të parë të eksistencës së popullit shqiptar.