At L. Viezzoli (1887-1970)

Authors

  • Karl Gurakuqi

Abstract

E kam njoftë At Lorenc Viezzoli-n kur ishim të rij. Kush nuk e ka njoftë ket Jezuit të shkëlqyem në Shkodër? Ndonsè qysh i ri pat qenë ngarkue me detyra përgjegjsije dhe mësimi n'Itali dhe në Gjermani, mun të thuhet se vjetët mâ frytdhânse të jetës së vet i a pat kushtue me energji veprës së Jezuitvet në shqipni, ma parë si nënrektor i kolegjës Papnore Shqiptare të Shkodrës, pastaj si rektor i kolegjës Saverjane po t’atij qyteti, mâ vonë si prefekt i studimevet t'atyne dy instituteve, si drejtuer i institutit gjimnazuer të Jezuitvet në Tiranë, dhe gjatë gjith kësaj kohe si mësues në shkollat e naltpërmenduna. Me qinda janë nxânsit shkodranë qi kanë krye shkollën nën drejtimin e tij. Fusha e veprimit të tij qe Italija dhe Shqipnija. Mbasi pat qindrue në Shkodër për nja disa vjetë, ktheu n'atdhë të vet, në vendlindje, në Padovë, ku mësoi besim për nji kohë të shkurtë në licën e atij qyteti « Tito Livio »; këtu edhè sot kujtohet si mësues i përpikët, i zellshëm, puntuer i pa-lodhëshëm. Mbas njij qendrimi të shkurtë në Brescia, në kolegjën « Cesare Arici », At Viezzoli kthen prap në Shqipni, por mbas tre vjetësh, e lên definitivisht vendin t'onë, Shkodrën e vet. Prej vjetit 1943 deri në vjetin 1946 e gjêjmë Rektor të seminarit të qytetit të vet Fiume; prej vjetit 1946 deri 1949 âsht Rektor i institutit « Cesare Arici » në Brescia; prej 1949 deri në vjetin 1954 e gjêjmë kryetâr të kuvendit të Jezuitvet në venedik. Mâ në fund, prej vjetit 1954 At Viezzoli qindroi vijimisht në konviktin e etënvet Jezuitë « Leone XIII » në Milan.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2022-04-08

How to Cite

Gurakuqi , K. . (2022). At L. Viezzoli (1887-1970). Shêjzat, 14(1-3), 18–20. Retrieved from https://albanica.al/index.php/shejzat/article/view/423

Issue

Seksioni

Artikuj