Kryengritja e Malsis së Mbi Shkodrës

(1911-1971)

Autorët

  • Ernest Koliqi

Abstrakti

Vija zhdrivilluese e rilindjes kombtare zên fili në gjymsën e parë të XIX shekull me botimin e Milosaut (1836) të Jeronym De Radës e me qarkoren (1840) të Naum Veqilharxhit. Instinkti kombtar as ndër shekuj t’errët të robnls nuk u shue kurr në thellësit e nênvetedijes së gjindes shqiptare, veçse mbet i pështjelluem me përftime turbulluese e paragjikime të dâmshëme qi terratisshin ndiesln ethnike dhe idén e nii vëllaznimi të mbështetun mbi ndiesin e gjakut dhe të gjuhës së përbashkët.

Lindja e nji ndërgjegieie (mâ mirë vetedije) kombtare nisë pikë- nisht me lindjen e nji letrësije riflekse. Instinkti kombtar qi vrumulisë fuqishën ndër kangë popullore anonime fillon të shëndrrohet në vetedije kombtare në vepra t’auktorvet, e dalëngadalë ndërmjet ndalimeve e pengimeve por vijanoz me nji rythëm qi vjen tue u shtue për çdo vjet mâ tepër.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. (1) Shuteriqi Dh.S. - Kënga e popullit. Tiranë 1955, faqe 258.

  2. (2) S kam dijenl t'a két botue kund Fishta kët lloj hymnit, prej të cilit unë mbaj mend disâ tubza ç’prej kohës së fëminls.

  3. (3) Shuteriqi Dh.S. - Vepër e citueme, faqe 248 e 253.

  4. (4) Shif në Leka - Vjeti IX - 1937, faqe 9-13 e faqe 199-202 (Mémorial des Malisores a Sir Edward Grey). Nënshkruesat janë këta: Sokol Batzi, Grudas — Dedë Gjon Luli, Traboinas (Hot) — Dedë Nika, Bajraktar i Grudës — Dodë Prêçi, Bajraktar i Kastratit — Tomë Nika, Shkrelas — Col Dedi, Selcë (Kel- mend) — Lui Rrapuka, Vukel (Kelmend) — Llesh Gjergji, Bajraktar i Nikshit — Gjeto Marku, Hotas — Mehmet Shpendi, i pari i Djelmënis së Shalës — Martin Prêka, Shkrelas — Prêlë Marku, Bajraktari i Shalës — Avdi Kola, Bajraktar i Gimaj — Nik Mhilli, Shllakas — Pup Çuni, Prekalor — Binak Lulashi, Toplanas — Bash Bajrami, Bajraktari i Nikajt — Bec Delija.

  5. (5) Vre Historia e Shqipërisë, II - Tiranë 1965, faqe 314. « Të nesërmën, më 24 mars, një grup malësorësh sulmuan fortifikatat kufitare turke të Rapshës e të Traboinit, të cilat i çliruan. Menjëherë në kryengritje u hodhën malësorët e Kelmendit, Hotit, Grudës, Kastratit, të cilët rrethuan garnizonin turk të Tuzit. Numri i kryengritësve t'udhëhequr nga Ded Gjo Luli, Gjekë Marash Gjeloshi, Nikë Gjelosh Luli etj. mbrenda pak ditësh arriti në 3000 veta. Mbi majen e Bratilës të malit Deçiç kryengritësit ngriten flamurin shqiptar ».

  6. (6) Miss Edith Durham në vepra të veta mbi Shqipni ka përshkrue orvatjet e popullit shqiptar për të fitue lirin. Vre edhe letrat e saj në La Nazione albanese ' di Eugenio Vaina, Catania 1917 (Botim i dytë), faqe 185-202, ku ajo përshkruen thekëshem ngjarjet e prendverës 1911. Ajo jetonte në mes familjeve të kryengritësvet strehue në do stipella rreth Podgoricës.

  7. (7) Lot Gjaku i Gjergj Fishtës erdh tue u botue në Hyllin e Dritës gjatë vjetve 1913 e 1914, mandej me pushimin e botimit t'asaj së përkohëshmje, shkak- tue nga krisja e luftës botnore, u ndalue edhe ai përshkrim i kryengritjes, qi mbetet nji ndër shembuj mâ të gjallë të prozës së Poetit.

  8. (8) Vre mâ poshtë nji pjesë t'atij shkrimi.

Downloads

Botuar

2022-05-30

Si të citoni

Koliqi, E. (2022). Kryengritja e Malsis së Mbi Shkodrës: (1911-1971). Shêjzat, 15(1-3), 9–13. Retrieved from https://albanica.al/shejzat/article/view/442