Tekste të vjetra arbëreshe

Autorët

  • Titos P. Jochalas

Abstrakti

Është e njohur se studimi i gjithanëshëm e një gjuhe është i lidhur ngushtë me gjurmimet e djalekteve, që paraqiten në atë gjuhë. Shumë herë bile djalektet e periferisë dhe ato jashtë shtetit ashtu të papërpunuara janë shumë me rëndësi jo vetëm për arësye të fjalorit të tyre, por edhe për strukturën gramatikore e sintaksore e forma tjera arkaike që nuk gjënden në gjuhën zyrtare. Këto forma janë të vlef- shme sidomos për pasurimin e zhvillimin e gjuhës së shkruar.
Fatkeqësisht studimet mbi djalektet e gjuhës shqipe jashtë Shqi- përisë janë pakë (1). Ndoshta këtë e pëngoi mosbotimi i lëndës gju- hësore serioze të përshtatur. Ata që botuan, p.sh., tekste greko-shqiptare nuk sqarojnë gjithënjë perpikërisht ku i kanë mbledhur, ose duke i mbledhur nga vende të ndryshme, i botuan me mjaft gabime ose pa kritere drejt-shkrimesh të caktuara (2).
Shumë tekste italo-shqiptare nuk përfaqësojnë gjithënjë djalektet lokale italo-shqiptare, sepse shkrimtarët, kryesisht poetë, nuk janë bazuar gjithmonë në thesarin e fjalorit të fshatit të tyre, por kanë përdoruar dhe fjalë shqipe të cilat ose ata vetë i formonin ose i sjellin drejtpërdrejt nga gjuha e përgjithshme e folur dhe e shkruar në 'Shqipën. Si shëmbull vlejnë veprat e fundit të Zef Sqirojt.
Edhe nga Kalabria ku flitet një farë tipi gjuhësor toskë, kemi shumë pakë tekste të të folurit popullor (3).

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2022-06-01

Si të citoni

Jochalas, T. (2022). Tekste të vjetra arbëreshe. Shêjzat, 15(1-3), 58–62. Retrieved from https://albanica.al/shejzat/article/view/446