Me rastin e vdekjes s'Ernest Koliqit
Abstrakti
Ernest Koliqi vdiq por aj do të metet i gjallë në shkrojsinë (letersinë) si nji nër shkrimtarët ma të mirë qi ka nxjerrë komi i ynë. Shkrojsija e jonë nuk asht as e moçme as e pasun sikur ajo e shum e shum komeve tjera; megjithate përsa i takon cilsisë noshta nuk asht mrapa motrave të saja të reja ballkanike, sidomos kur asht fjala për poezi; e kur të zamë me gojë poezinë shqipe përnjiherë na del para syshë ftyra e amël e shqiptarisht burrnore e Pater Gjergj Fishtës. Po kur të përmenim prozën shqipe na kujtohet Ernest Koliqi, jo sinonim si Pater Gjergji me poezi, por si nji nër prozatorët ma të mirë qi ka nxjerrë komi i ynë.Fjalët kyçe:
vdekja, Ernest Koliqi, prozator, letërsia shqipe, Miftar SpahijaShkarkimet
Download data is not yet available.
Downloads
Botuar
2024-06-02
Si të citoni
Spahija, M. (2024). Me rastin e vdekjes s’Ernest Koliqit. Shêjzat, 167–170. Retrieved from https://albanica.al/shejzat/article/view/4696
Numri
Seksioni
Artikuj