Nga shtypshkroja, tue qortue shtypâjt e “Shêjzavet"
Abstrakti
Lum Martini, pinjuell malit,
qi bân n’München rahati,
eja e shif djelmt e Idealit
si punojn’ per Shqiptari!
Ndry n’shtypshkroj’ si Karagega
po e qortojm’ at prozën t'ande
msá ti vajzat faqe-shega
rrin tu'i ndjek’ për mirakande.