Prof. E. Koliqi mësues i ndritshëm e dashtnuer i gjuhës amtare
Abstrakti
Kushdo qî i lexon me kujdes veprai e Koliqit, shijon fort stilin e kënnqet shumë me përmbajtjen e tyne, tue perfitue edhe njohuni
e edukatë me brumosje të traditave bujare të rracës sonë. Toni i ambël e i kumbueshëm me ato shprehje të kandshme e plot vokësi
arsimore me dije e kulturë dhe me thimth dashunie për gjuhë e komb, zanë vendin kryesuer ndër të tana veprat e Tij. Kudo nder to, shquhet arti letrar në kulm e harmonisht me kuptim depertues të dijes me paqësim zemre e arsyetim të thelluem mendjeje dhe me nxitje shumë të theksheme ndiesish kah e mira e përparimi në fisnikim shpirtnuer.