Ernest Koliqi e Arbëreshët e Italisë
Abstrakti
Arbëreshët e njohin si profesori që mbësonte gjuhën shqipe në Universitetin e Romës, ku shumë të rinj nga katundet arbëreshë të Kalabrisë, të Siqelisë dhe të Molisit, që stiudiojin në Romë, vejin a e gjëjin sa t’e njihin, dhe shumica, sa të gjegjin lecionat që ai mbante te Instituti i Studimeve Shqiptare. Këta të rinj arbëreshë, pas laures, kur ktheheshin në katundet e tyre rrëfejin për Profesorin i cili i kish mbësuar si flitet në Shqipëri, si ka qenë dhe si është situata kulturore dhe letrare në këtë komb të posaçëm, që pati një histori e cila në pjesën më të madhe është edhe historia e arbëreshëvet të Italisë. Me të vërtet për shumicën e këtyre studenteve ka qenë një moment i veçant takimi me Koliqin, sepse ky qe Burri që i zbuloi historinë e tyre, që i ndihu të mirrin vetdijë të qenies sëtyre, Njeriu. që i hapu sytë sa të ruajnë të kaluarën dhe të ardhmjen me obiektivitet dhe me një pikëpamje historikisht më e vërtet.