Arkivi I hapur - recension
DOI:
https://doi.org/10.71398/as.v20i20.512Abstract
Mbërritja e pandemisë së virusit korona duket të ketë ndezur shkëndijën e një vale të re mbarëbotërore të ekspozitave muzeore (dhe jo vetëm), që kanë në fokus arkivin, gjë që ishte veçanërisht e dukshme pas valës së parë të pandemisë, në verën e vitit 2020. Shumë prej këtyre ekspozitave përshkoheshin nga një fill “kthimi te thelbi”, si të thuash, që nuk është për t’u habitur, duke qenë se pandemia e SARS-CoV-2 vuri në dyshim aftësinë e muzeve për të kryer disa nga funksionet e tyre më bazike, si për shembull, hapjen (fizike) e dyerve për vizitorët. Kjo situatë e pasigurisë së lartë ka nxitur rritjen e ndërgjegjësimit mbi funksionet themelore të muzeve, që janë ruajtja dhe ekspozimi i koleksioneve të tyre të përhershme.