Nga kinemaja shëtitëse e popullit te konsumi digjital
Nga kinemaja shëtitëse e popullit te konsumi digjital
DOI:
https://doi.org/10.71398/as.vi22.5810Abstract
Dikur një spektakël i modernitetit, kinemaja shëtitëse i ofronte publikut të saj mundësinë e rrallë për të përjetuar magjinë e teknologjive audiovizive, sidomos për ata që kishin patur shumë pak kontakte me kësi mrekullish teknologjike më parë. Kjo ishte e vlefshme edhe për zonat e pamata rurale të Kinës, sidomos në të shkuarën, kur imazhet lëvizëse e madje dhe elektrifikimi përbënin risi. Kinemaja e hapur shëtitëse paraqiste një eksperiencë magjepsëse për popullatën rurale dhe qe pikërisht në këtë kontekst që ajo u shndërrua në një instrument të fuqishëm kulturor e politik për partinë-shtet gjatë periudhës socialiste, që nga themelimi i Republikës Popullore më 1949 e deri te mbërritja e ekonomisë së përzier të tregut nga fundi i viteve ’70. Po çfarë do të thotë të projektosh dhe të shikosh filma propagandistikë në një ambient të hapur në Kinën e shekullit të njëzetenjëtë, një shoqëri konsumi e informatizuar, e cila nuk pushon për asnjë çast, ku dhe valuta digjitale është shndërruar në diçka krejt të zakonshme. A është ky një rast ku sa më shumë ndryshojnë gjërat, aq më tepër mbeten të njëjta apo, anasjellas, një rast ku gjërat sa më shumë mbeten të njëjta, aq më shumë ndryshojnë? Këto pyetje zënë një vend qendror në kërkimin tim mbi tranzicionin e Kinës gjatë periudhës post-socialiste.3 Siç ndodh me shumë aspekte të Kinës bashkëkohore, nuk ka një shpjegim të thjeshtë apo unifrom për këtë paradoks. Megjithatë, kjo sprovë skicon një pamje të përgjithshme gjenealogjike të këtij tranzicioni, duke e shqyrtuar çështjen e “revizionizmit” brenda kontekstit të shfaqjeve të kinemasë shëtitëse.



