Recension: Arian Leka, realizëm socialist në Shqipëri

Autorët

  • Raino Isto

DOI:

https://doi.org/10.71398/as.v20i20.511

Abstract

Nga erdhi realizmi socialist dhe çfarë ishte në të vërtetë ai? Stil, lëvizje a diçka krejt tjetër: një “metodë”, ashtu siç e përshkruajnë ithtarët e tij? Si lidhet me modernizmin, këtë fenomen që është po njësoj shumëkuptimësh, dhe që dominoi në një pjesë kaq të madhe të ligjëratës kulturore—në Perëndim e më gjerë—gjatë shekullit XX? Libri i Arian Lekës, Realizëm Socialist në Shqipëri përpiqet të ofrojë përgjigje ndaj këtyre pyetjeve, duke u përqendruar specifikisht tek realizmi socialist në kontekstin shqiptar dhe duke kundruar, më së pari, kritikën letrare dhe poezinë (edhe pse, në kapitullin përmbyllës, libri merret edhe me kulturën pamore). Libri duket se synon, së pari, vëmendjen e studentëve e të kërkuesve, për të cilët, prodhimi kulturor i viteve të socializmit është mbajtur në hije, me qëllimin që të largohej nga vëmendja—dhe të harrohej—përvoja e shtetit socialist dhe e diktaturës.

Downloads

Download data is not yet available.

Published

2023-01-31

How to Cite

Isto, R. (2023). Recension: Arian Leka, realizëm socialist në Shqipëri. Studime për Artin, 20(20), 129–144. https://doi.org/10.71398/as.v20i20.511

Numër

Section

Artikuj