Rexhep Ismajli, drejtshkrimet e Shqipes, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë 2021

Autorët

  • Anila Omari

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v75i1-2.1100

Abstrakti

Në vitin jubilar të sanksionimit të drejtshkrimit aktual të shqipes, Akademia e Shkencave i bën dhuratë publikut të interesuar librin e prof. Rexhep Ismajlit ‘Drejtshkrimet e shqipes’, një libër që po mungonte prej kohësh në Kosovë që nga botimi i parë i vitit 2005, ndërsa në Shqipëri thuajse nuk kishte qarkulluar, përveç se në pak duar specialistësh. Libri është një pasqyrë e përpjekjeve më se njëshekullore të intelektualëve, filologëve e sidomos gjuhëtarëve më të shquar shqiptarë për të njësuar gjuhën shqipe e për t’i dhënë asaj një drejtshkrim të përshtatshëm. Ai përshkruan rrugën e vështirë përmes së cilës kaluan punëtorët e planifikimit gjuhësor të shqipes, pengesat dhe kontradiktat që përmbante një proces i tillë kur synohej të krijohej një gjuhë e vetme letrare e përbashkët për të gjithë shqiptarët, në kushtet specifike të shqipes me dy variantet kryesore të saj që për një kohë të gjatë kishin ecur secili në drejtimin e vet dhe kishin krijuar variantet përkatëse letrare. Autori paraqet në mënyrë objektive por edhe me vështrim kritik etapat e veçanta të planifikimit gjuhësor të shqipes përmes analizës së mendimeve e pikëpamjeve të secilit nga aktorët kryesorë të këtij procesi, për të vlerësuar në fund të fundit pozitivisht punën e madhe dhe energjinë e shpenzuar nga breza të tërë studiuesish për të arritur në gjendjen e sotme të zhvillimit të gjuhës letrare shqipe.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

Downloads

Botuar

2023-06-01

Si të citoni

Omari , A. (2023). Rexhep Ismajli, drejtshkrimet e Shqipes, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë 2021. Studime Filologjike, 75(1-2), 163–168. https://doi.org/10.62006/sf.v75i1-2.1100

Numri

Seksioni

Kritikë dhe bibliografi

Artikujt më të lexuar nga i njëjti autor

1 2 3 4 > >>