‘Prologu’ i këngëtores arbëreshe I F. A. Santorit, i shqyrtuar përmes prurjeve teorike dhe koncepteve të përpunuara në analizën e diskursit dhe pragmatikën letrare

Autorët

  • Tomorr Plangarica

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v75i3-4.1104

Abstrakti

Shqyrtimi i një vepre letrare, madje i një pjesëze të veçantë të saj, siç është vargëzimi hyrës i Këngëtores arbëreshe (që për lehtësi studimi, por jo vetëm, emërtohet nga studiuesit si "prolog" - tetë vargje, të organizuara në dy strofa), duket si ndërmarrje që mund të bjerë ndesh me vetë parimet që ka të përvijuara qasja metodologjike e disiplinave të përmendura në titull, e cila nuk mëton shqyrtim pjesor të veprave apo analizë të strukturave të brendshme të fragmenteve të tekstit, por interpretim të veçantive të procesit krijues që mundëson ngjizjen e veprës, të veçantive që përvijojnë veprat në procesin e komunikimit me lexuesin, madje shqyrtimin e tërë korpusit krijues të një autori, duke synuar rikuptimësimin e mesazheve në atë proces të komunikimit letrar. Në fakt, nuk do t’i shpërfillim parimet e kësaj qasjeje metodologjike dhe do të priremi ta orientojmë shqyrtimin tonë drejt një konteksti më të gjerë që përfshin veprën në tërësi të F. A. Santorit, duke u përpjekur ta përafrojmë lenten në vëzhgim shkallë-shkallë, për të dalluar më tej veçanti në veprën e parë të tij, Këngëtorja arbëreshe1, për t’u ndalur më drejtpërdrejt te vjershëza hyrëse e saj, Prologu.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

Downloads

Botuar

2023-06-01

Si të citoni

Plangarica , T. (2023). ‘Prologu’ i këngëtores arbëreshe I F. A. Santorit, i shqyrtuar përmes prurjeve teorike dhe koncepteve të përpunuara në analizën e diskursit dhe pragmatikën letrare. Studime Filologjike, 75(3-4), 35–60. https://doi.org/10.62006/sf.v75i3-4.1104