Do të hartohet një fjalor i madh i gjuhës Shqipe

Autorët

  • Hajri Shehu

Abstrakti

Do të jetë një Fjalor me rreth 100 000 fjalë. Në rrethet tona gjuhësore, ky Fjalor është kërkuar që në vitin 2007. Madje, qe hartuar edhe një projekt. Por projekti nuk mori rrugë, siç u komentua atëherë, për arsye financiare. Kemi rastin të vlerësojmë shumë nismën dhe ngulmimin e Akademisë së sotme të Shkencave dhe posaçërisht, të Kryetarit të saj, profesor Skënder Gjinushit për vendimin për të hartuar dhe botuar një Fjalor të madh kombëtar të gjuhës shqipe. Fjalori do të jetë dyfish kombëtar. Më së pari, sepse do të përshkruajë gjuhën e kombit, por edhe sepse në këtë punë e në këtë vepër janë bashkatare Tirana, Prishtina, Arbëreshía. Drejtues i ekipit është akademik profesor doktor Jani Thomai. Një si historik: Në punë fjalorësh kemi një traditë të vyer më se 385-vjeçare. Për fjalorë dygjuhësh e terminologjikë mund të krahasohemi me vende të zhvilluara europiane: Fjalori i parë latinisht-anglisht është botuar më 1588. Fjalori i parë latinisht-shqip është botuar më 1635 / nga Frang Bardhi (vetëm 47 vjet ndërmjet). Janë botuar më se 150 fjalorë terminologjikë shqip-gjuhë e huaj e gjuhë e huaj-shqip. Fjalori i parë kombëtar i gjuhës shqipe – Fjalor i gjuhës shqipe i Kostandin Kristoforidhit është botuar më 1904. 50 vjet më pas, më 1954 është botuar nga Instituti i Shkencave Fjalori tjetër kombëtar – Fjalor i gjuhës shqipe. Vitet 1980-2000 kanë sjellë të tjerë Fjalorë kombëtarë: Më 1980 u botua Fjalor i gjuhës së sotme shqipe; më 1984, 2002, 2004, 2006, 2020 – edhe fjalorë të tjerë. Fjalori më i fundit, që sapo ka dalë nga shtypi, me rreth 35 000 fjalë, është për shkollat.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

Downloads

Botuar

2023-06-01

Si të citoni

Shehu, H. (2023). Do të hartohet një fjalor i madh i gjuhës Shqipe. Studime Filologjike, 75(3-4), 113–118. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/1107

Numri

Seksioni

Materiale dhe dokumente