Disa fjalë të Shqipes si dëshmi të historisë së kulturës Shqiptare
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v18i3.1116Abstrakti
Vjete më pare kam pasur rast të vë në dukje që perioda e parë e studimeve gjuhësore të shqipes, e cila karakterizohet me emrat Miklosich. Schuchardt e Gustav Meyer, u nis më fort nga shqyrtimi i huazimeve dhe andej mori edhe drejtimin që ndoqi. Me gjith'atë Schuchardti ka qenë ai që përpara dy brezave vuri re se ky drejtim studimesh ka një rëndësi vetë relative, se është i kushtëzuar me rrethanat e kohës, se është në vartësi relative, se është i kushtëzuar me rrethanat e kohës, se është në vartësi të gjendjes së atëhershme të njoftimeve albanologjike. "Kur të vijë dita që shqipes t'i jetë caktuar një vend i ngulët e i qëndrueshë brenda indoeuropianishtes, atëhere ne pas gjase disa fjale, të cilat sot, e me plot të drejtë, i marim për huazime, do të detyrohemi t'ja kthejmë prap asaj gjuhe, si pasuri të lashtë të fondit të trashëguar", kështu shkruante Schuchardti më 1872. Që kjo profeci u përmbush e u realizua me brezin e mëpastajmë të dijetarëve, veprimtarinë e të cilëve e nisi Holger Pederseni, këtë jam përpjekur ta tregoj në veprën "Historia e gjuhësisë indoeuropiane" (botuar prej W.Streitbergut) II/2, f. 134v. Këtu më poshtë dua të sjell tani disa shembuj të tjerë që vërtetojnë profecinë e Schuchardtit, shembuj që njëkohësisht dëshmojnë se të kthyerit e atyre elementeve që merreshin më parë si të burimit të huaj, prapë te leksiku i trashëguar i shqipes, nuk varet vetëm, si theksonte Schuchardti, nga pozita që i cakton shqipes gjuhësia përbrenda rrethit të gjuhëve indoeuropiane, po varet dhe nga njohja më saktë e leksikut, e nuancave të kuptimit të fjalëve, e frazelogjisë, e jo më pak edhe nga të pasurit parasysh të fakteve të folklorit.