Elemente nga fjalori i Dogançes, fragmente bisedash dhe tekste ne ketë te folme
Abstrakti
Në këtë fjalor epen rreth 650 fjalë të dogançes dhe të lovidharçes. Ato janc nxjerrë nga biseda e tregime të regjistrueme në këtë të folme — nji pjesë e emnave të objekteve edhe nga pyetje të drejtueme drejtpërsëdrejti informatorve. Ilustrimi i kuptimit në shumë raste bahet edhe me kontekst. Janë dhanë gjithashtu verejtje për prejardhjen e fjalëve brenda caqeve që lejonte nji fjalor i tillë.
Do të vihet re se në këtë fjalor gjenden nji numër fjalësh, që janë të njoftuna në të folmet territoriale rreth krahinave ku flitet dogançja (bykare, graps, avrio, balishë, bozil, baltovë, bubë, cikat. qepë, qimori, rokanis, çoçulla, çotur, stomë, sharrok, gorro, jaurt, shtëngëz etj.) Të tilla fjalë, që mund të jenë tërhekë nga sferat margjinale të leksikut krahinor, (por që edhe rnund të kenë hy në fondin e këtij leksiku nëpërmjet të të folmeve shoqnore,) në zonat e thella të vendit (p.sh. në Gegëni), ku zejtarët shetitës të Jugut ushtrojnë mjeshtërinë e tyre, janë të pakuptueshme, qoftë me vështrimin që kanë në të folmet territoriale jugore, qoftë me ngjyrat e reja semantike, me të cilat vishen në të folmct shoqnore. Këto fjalë, sikurse asht thanë edhe në kapitullin e maparshëm, përbajnë nji nga sferat e randësishme të leksikut të të folmeve shoqnore, prandaj dhe janë përfshi mbrenda këtij fjalori. Mbledhja e materialit në disa qendra të ndryshme ka dhanë nji tog trajtash sinonimike. Ne jemi mundue t’i grumbullojmë këto në njanën prej trajtave që na asht dukë ma e përhapun.