Parafjalet

Autorët

  • Aleksandër Xhuvani

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v18i1.1182

Abstrakti

Pikë së pari ne kohët e lashta të gjuhës greke parafjala ka qenë kuptuar si një term që vihet përpara, kuptim që del nga vetë koncepti i fjalës greqishte ÜQodeaiç (= e venë përpara), e përdorur së pari prej gramatikanit grek Dionis Trakasit (170-90 para epokës së re). Pas këtij përkufizimi të parë konceptual, që mbajti për një kohë të gjatë, në kohë i të Helenistikës e paskëtaj, u bënë orvatje më vonë prej dijetarësh, për të përkufizuar konceptin e parafjalës nëpër raporte të ndryshme logjike. Këso-dore pas disa karakteristikave që i u dhanë parafjalës në kohë të Skolastikës (causarum modi, de modis significandi, etj.) gramatika e Porte-Royal-it i dha parafjalës, për të parën herë, kuptimin e përgjithshëm të marrëdhënievet a të lidhjevet (të raportevet a të relacionevet)
të ndryshme, që tregon kjo ndër gjymtyrët e një fjalie. Këtij përkufizimi të ri sintaktik i u-shtua mbasandaj përkufizimi morfologjik» i të pandërrueshmit a i të palakueshmit. E kështu, parafjalë quhet sot ajo pjesë e palakueshme e ligjëratës, që tregon marrëdhënie të ndryshme në mes dy gjymtyrëve të fjalisë.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

Downloads

Botuar

2023-06-07

Si të citoni

Xhuvani , A. (2023). Parafjalet. Studime Filologjike, 18(1), 7–60. https://doi.org/10.62006/sf.v18i1.1182