Të folmet shoqnore

Autorët

  • Qemal Haxhihasani

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v18i1.1184

Abstrakti

Në truellin e shqipes, krahas gjuhës së përbashkët dhe dialekteve territoriale, rrojnë edhe nji tog të folmesh e mënyrash t ë veçanta komunikimi, të cilat njihen me erana të ndryshëm simbas krahinave, rretheve shoqnore, grupeve profesioniste, që i kanë përdorë. Të tilla janë p.sh. purishtja — e folmja e zanatit të muratorve të Oparit (Korçë); dogançja — e folmja e kaliajxhijve të Brezhdanit, Limarit, Malëshovës dhe e xharejve të Bualit; lovidharçja — e sharraxhijve të Kaludhit, Kanikolit, Pëllumbasit (Përmet); dalipbebçja — e belaxhijve të Shëngjergjit, Shëmrisë, Shëngjinit (Tiranë), etj. Këto të folme, të ngrituna në kushte të veçanta jetësore, mbi strukturën gramatikore dhe brumin leksikor të gjuhës amtare, kanë tërhekë, me karakterin e tyne të mbyllun, me leksikun dhe me mjetet që janë shfrytëzue në ndërtimin e tyne, vëmendjen e studjuesve tanë, të cilët, midis së tjerash, kanë çfaqë edhe ndonji mendim për problème të këtyne të folmeve. Megjithëkëtë mund të thomi se në letërsinë tonë gjuhësore studime ana litike p ë r këto të folme deri sot nuk ka pasë.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

Downloads

Botuar

2023-06-07

Si të citoni

Haxhihasani, Q. (2023). Të folmet shoqnore. Studime Filologjike, 18(1), 99–128. https://doi.org/10.62006/sf.v18i1.1184