Vëzhgime mbi homonimet në gjuhën Shqipe

Autorët

  • Xhevat Lloshi

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v18i2.1230

Abstrakti

Studimi i gjithanshëm dhe i thelluar i materialit faktik gjithnjë e me të madh, që po grumbullohet për gjuhën shqipe, shtron nevojën e trajtimit edhe të çështjeve të veçanta gjuhësore, si është çështja e homonimisë ne gjuhën shqipe. Shqyrtimi i anëve të ndryshme të homonimisë në leksikologji sjell me vehte edhe një mënyrë të caktuar të paraqitjes së homonimeve në veprat leksikografike. Leksikografia shqipe e paraçlirimit përfshin një sërë fjalorësh, tek të cilët kemi një zgjidhje praktike të çështjes sipas autorit, por
pa një përgjithësim të saj në parathëniet e fjalorëve ose në diskutimet e zhviïluara më pas rreth tyre. Në parathënien e fjalorit të A. Leott-it, kur flitet për theksin, shihet në të vërtetë problemi i homografeve, si del nga shembujt e dhënë: gati-gatî, edhe-edhé, dolli-dolli, pusi-pusi, fole-folé etj. , ndonëse homografet zënë një vend më të vogël se sa homonimet e paraqitura në po atë fjalor. Duke shqyrtuar fjalët e përsëritura në fjalorin e F. Cordignano-s prof. A. Xhuvani arrinte në përfundimin: ” Për të gjitha këto fjalë e për të tjera si këto ishte dashtë me u-regjistrue një herë vetëm, tue u ndjekë mënyra që u kallzue ma naît, sikurse veprohet në gjithë
Fjalorët e botes. Jo drejtpërdrejt këtu kemi të bëjmë me homonimet në fjalor: fjalët që nuk janë homonime duhen pasqyruar në fjalor vetëm një herë.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

Downloads

Botuar

2023-06-08

Si të citoni

Lloshi , X. (2023). Vëzhgime mbi homonimet në gjuhën Shqipe. Studime Filologjike, 18(2), 45–68. https://doi.org/10.62006/sf.v18i2.1230