Anxhelo Leoti

Autorët

  • Eqrem Çabej

Abstrakti

Në kohët e fundit u nda prej nesh albanisti i njohur i Bolonjës Anxhelo Leoti. Anxhelo Leoti që në të ri iu kushtua me zell e dashuri të madhe studimit të gjuhës shqipe dhe botoi që heret disa vepra rreth saj. Më 1915 doli Grammatica elementare della lingua albanese (Dialetto Tosco), të cilën Nobert Jokl e ka çmuar si më të mirën gramatikë të dialektit toskërisht shkruar prej një të huaji. Një vit më vonë Leoti botoi librin e vëllimshëm L'albanese parlato - Cenni grammaticali, vocabolario, proverbi e dialoghi (Shqipja e folur, - Shënime gramatikore, fjalor, proverbe e dialoge). Të dyja këto vepra, pa humbur aspak nga karakteri praktik e nga dobia që sjellin për të nxënë shqipen e nga dobia që sjellin për të nxënë shqipen e për të njohur dhe mënyrat e shprehjes e proverbet e saj, me shtjellimin e lëndës e me spiegimet e fakteve gjuhësore nga pikëpamja e një njohësi të mirë të kësaj gjuhe, janë njëkohësisht dhe një kontribut i vlefshëm për studimet e gramatikës së shqipes. 

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

Downloads

Botuar

2023-06-08

Si të citoni

Çabej, E. (2023). Anxhelo Leoti. Studime Filologjike, 18(2), 207. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/1240

Numri

Seksioni

In Memoriam