Mbi heronë pozitiv në letërsinë e sotme shqipe

Vitet ’40-’50

Autorët

  • Jorgji Doksani

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.vi1.2779

Abstrakti

Shkrimtarët tanë pas çlirimit ndoqën me vëmendje se si u shfaqën në karakterin e njerëzve tanë tiparet e reja shoqërore e morale, tipare që kushtëzuan nga ngjarjet e mëdha të luftës dhe të ndërtimit socialist të vendit. Figura e njeriut të ri, të lindur nga realiteti heroik i periudhës së luftës dhe të pasçlirimit, gjeti mishërim në vepra të gjinive e llojeve të ndryshme. Heroin e ri, i cili mbart në karakterin e tij vetitë e kohës, letrarët u përpoqën ta jap in në përputhje me veçoritë e talentit të vet krijues e me përvojën e tyre jetësore dhe letrare. Në tërësi letërsia jonë e realizmit socialist ka arritur rezultate të rëndësishme në krijimin e figurés së heroit pozitiv, heroit që mishëron në vetvete prirjet dhe tiparet kryesore të epokës sonë socialiste. Se si fill pas çlirimit shkrimtarët nisën të pasqyronin heroin e ri dhe ç’udhë ndoqën ata për ta zgjidhur këtë problem-kjo është një çështje jo vetëm me interes historik, por e lidhur drejtpërdrejt me jetën e sotme letrare, me detyrat që i dalin letërsisë sonë lidhur me revolucionarizimin e saj të mëtejshëm.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

Downloads

Botuar

2023-09-20

Si të citoni

Doksani , J. (2023). Mbi heronë pozitiv në letërsinë e sotme shqipe: Vitet ’40-’50. Studime Filologjike, (1), 151–156. https://doi.org/10.62006/sf.vi1.2779