Mbi antonimet në togfjalësha dhe mbi antoniminë e togfjalëshave të qëndrueshëm në gjuhën shqipe

Autorët

  • Miço Samara

Abstrakti

Deri tani, duke u marrë me studimin e antonimeve në gjuhën shqipe, jemi përpjekur të sqarojmë problème që kanë të bëjnë me për- kufizimin e antonimeve, me karakterin e ndryshëm të kundërvënjes së antonimeve dhe me pasqyrimin e tyre në fjalorin shpjegues 1. Këtë herë do ta shtrijmë vështrimin e antonimeve në një plan më të gjërë seman- tiko-sintaktik : do të shohim antonimet si gjymtyrë të togfjalëshave të lirë dhe të togfjalëshave të qëndrueshëm frazeologjikë dhe jofrazeologjikë si edhe marrëdhënjet e tyre me gjymtvrët e tjera të togfjalëshave. Më poshtë do të jepet edhe një klasifikim i togfjalëshave të qëndrueshëm antonimikë, duke u mbështetur në strukturën dhe në semantikën e tyre. Një studim i plotë i antonimeve në këtë plan ende mungon. J. Thomaj në punimet e tij mbi frazeologjinë shqipe e shtron problemin dhe tregon disa nga rrugët e realizimit të antonimisë ndërmjet togfjalëshave frazeologjikë 1 2, por ai e bën këtë vetëm për të sqaruar disa anë të strukturës së frazeologjizmave shqip në përgjithësi. Mbetet për t’u sqaruar karak- teri i ndryshëm antonimik i kuptimeve frazeologjike.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

References

Shih Vëzhgime mbi antonimet me parashtesa në gjuhën shqipe, «Stridirne filologjike«, 1965, nr. 1, fq. 153 dhe Mbi karakterin antonimik të kuptimeve të fjalëve në gjuhën shqipe dhe pasqyrimin e tyre në f jalorin shpjegues, «Studime filologjike«, 1967, nr. 2, fq. 2.

J. Thomaj, Probleme të frazeologjisë së gjuhës shqipe, «Studime filologjike«·, 1964, nr. 2, fq. 91 dhe Probleme të strukturës formale dhe të klasifikimit të frazeologjizmave të gjuhës shqipe, «Studime filologjike«, 1964, nr. 3, fq. 57.

Nuk kemi parasysh fjalët që sot mund të kenë humbur kuptimin primär historik, por ato, kuptimi themelor i të cilave është sot i gjallë, i përdorshëm.

Inicialet K.L.Sh. tregojnë se konteksti është marrë nga materialet e Karto- tekës së leksikut të shqipes, pranë Sektorit të leksikollogjisë e të leksikografisë.

Një lidhje e tillë e qëndrueshme vihet re në gjuhën shqipe dhe në togfjalëshat sa të hapësh e të mbyllësh sytë (= shpejt, vetëtimthi), jap e marr (= përpi- qem, mundohem), fund e krye (= krejt, fare, tërësisht), lart e poshtë (= në çdu vend), mbarë e prapë (= nga të gjitha anët, kot, më tym), pak a shumë (= pothuaj), as të ndez as të shuan, as të ngroh as të ftoh etj. ku gjymtyrët përbërëse të togfjalëshave janë antonime, por që në këto lidhje funksionet e tyre antonimike kanë humbur, kuptimet e tyre janë shkrirë në një kuptim të vetëm, që është dhe kuptimi i togfjalëshit të qëndrueshëm.

Sa herë që flasim për antonimi ndërmjet togfjalëshave frazeologjikë ose të qëndrueshëm, ashtu si edhe për antoniminë ndërmjet fjalëve, kemi parasysh gjithnjë antoniminë ndërmjet kuptimeve të tyre.

Antonimia në shqipen përgjithësisht nuk realizohet ndërmjet togfjalëshasn gramatikorë që kryejnë funksionin e parafjalëve, lidhëzave ose pasthirmave.

Për gjuhën* e folur popullore është më karakteristike konstrukti emër foljor asnjanës + gjymtyrë tjetër (p.sh. të hequrit dorë — të moshequrit dorë) se sa konstrukti emër foljor sufiksal + gjymtyrë tjetër (shih J. Thomaj. Mbi disa togje të qëndrueshme në «Mesharin» e Gjon Buzukut në krahasim me shqipen e sot- me», Kumtesë në Konferencën II të Studimeve albanologjike, Tiranë, 1968). Rrallë vihen re në gjuhën e shkrimit togfjalësha frazeologjikë-antonimikë që kanë si gjymtyrë antonime me parashtesën pa — p.sh. i vënë re i pavënë re, që në gjuhën e folur jepen më shpesh me fjali caktore, d.m.th. i pavënë re = që nuk vihet re ose që nuk është vënë re.

Shih: A. Kostallari, Parimet themelore për hartimin e fjalorit të gjuhës së sotme shqipe, «Studime filologjike»·, J 968, nr. 2, fq.

Downloads

Botuar

2023-09-26

Si të citoni

Samara, M. (2023). Mbi antonimet në togfjalësha dhe mbi antoniminë e togfjalëshave të qëndrueshëm në gjuhën shqipe. Studime Filologjike, 1(3), 59–68. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/2803

Numri

Seksioni

Articles