Burime dhe materiale të shqipes se shekullit XV
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i3.2804Abstrakti
Dihet se burimi themelor për njohjen e nje gjuhe në një periudhë të së kaluarës së saj janë tekstet e shkruara në atë kohë, burimet letrare. Burime të tjera të rëndësishme janë mënjanë aktet zyrtare, gjyqësore,bnoteriale dhe korespondenca zyrtare e private, më anë tjetër mbishkrimet. Po për sa i përket shqipes së shek XV, kësaj epoke të lavdishme të historisë shqiptare, — megjithëse kemi dëshmira për shkrimin e shqipes që nga krei i shek. XIV,-në pasojë të rrënimeve të mëdha të shkaktuara nga luftërat, shesh i të cilave qe vendi ynë në këto kohëra, e sidomos nga ushtritë osmane e pushtimi turk, këto burime të zakonshme pothuajse na mungojnë fare. «Meshari» i Gjon Buzukut (1555), i pari lib ë ribotuar shqip që dimë gjer më tani, ka mbetur edhe i pari tekst shqip i plotë që njohim. Përpara tij ne kemi vetëm Perikopenë me përkthimin e një fragmenti të vogël të Ungjillit e të një kënge fetare, për datimin e së cilës mendimet ndryshojnë duke shkuar nga shek. XIV në fundin e shek. XV po ende në fillimin e shek. XVI1. Burime arkivale dhe mbishkrimore shqip ne s’kemi gjer më tani as për shek. XV, as për shekujt e mëparmë.Shkarkimet
Metrics
References
-
Mendimi më i përgjithshëm e mbansi të fundit të shek. XV ose të fillimit të shek. XVI (M. Roques, Recherches sur les anciens tex te s albanais, Paris 1932,fq. 7-9; etj.). Për datimin në shek. XIV janë shprehur jo vetëm botuesi e komentuesi i tij Nilo Borgia (Pericope evangelica in lingua albanese del secolo X IV , G ro ttaferrata 1930), por edhe slavisti G. Praga (Lo stato attuale degli studi su ll’Albania .. në «Revista storica italiana», serie VI, vol. V, fas. II, 1940, f. 221: «... .karakteristikat paleografike të germave dhe të notave muzikore nuk lejojnë të shkohet përtej fundit të shek. XIV») e tani vonë edhe bizantinisti G. Schiro junior (Storia della letteratura albanese, Milano, 1959, f. 70: « . . . aspektet grafike nuk janë të tilla që
-
të mos shpihet ky shkrim edhe në gjysmën e dytë të shek. XIV»).
-
Z. Valentini. Në parahistori të shqipes, «Leka», XV, 1943. 1 fq. 12-17; 2, fq. 43-47; 3. fq. 78-81; 4-5, fq. 130-133: 6. fa. 171-174; 7. fq. 204-8. Duke qëmtuar në 21 vepra historike e përmbledhje dokumentash të botuara dhe në materiale të tjera arkivash, janë nxjerrë më se 277 fjalë shqipe, që, me njëfarë sigurie a me një farë të ngjare, autori i mendon të dëshmuara në g juhën tonë që nga shek. X g jer m ë 1700, qoftë si fjalë më vete. qoftë si pjesë përbërëse emrash
-
të përveçëm. Për shek. XV jepen aty 182 fjalë. Po afrimet, interpretimet dhe përfundimet janë shpesh të kontestueshme. mjaft herë edhe të pasakta ose të gabuara.
-
Kështu jepen të dëshmuar për shek. XIV emri fshat në bazë të daljes së patronimit«Bushat»; nga toponimet «Chiurilum» i Barletit e «Churilli» të një akti të vitit
-
nxirret apelativi jo në formën e drejtë « curii» a « çurril», po « çurrel», etj. Vihet re në të njëjtën radhë me fjalët shqipe të dëshmuara kategoria e veçantë e emrav e të deduktuar nga emërtimet në gjuhë të huaja, që ka gjasë të jenë përkthime të emërtimeve shqipe; p.sh. jepet pus nga «luogo dicto al Pozo» 1416, surfu ll nga «luogo dicto a la Sulforada». Në këtë drejtim nxirren herë herë fjalë shqipe edhe a ty ku s’ka as ’ka vend për të kërkuar: nga «il gran convento di tutta la Zenta» 1455 nxirret pa arësye emri « kuvend»; nga «e li miei pegni de la mia marcantia 1372». fjala «peng» etj. Zakonisht një toponim a antroponim i prejardhur është marrë si dëshmi e dy fjalëve, të së pan nese të së prejardhurës përkatëse; p.sh. nga patronimi «Blenisti» deduktohen «bli-ni» dhe « blinishtë -a» etj.. ndërsa emërtimet kompozitet përdoren
-
si dëshmi vetëm të njerës fjalë. rrallë të dy fjalëve përbërëse të tyre, duke mos u nxjerrë vetë kompoziti; kështu s'dalin si fja lë «faqemirë», «kambamadhi», «këmbë thekra» etj.. po përdoren patronimet Bardi Fachiem iri 1510, Jon Camamadi 1416,Combothecra. vetëm si dëshmi të emravet « faq e -, «kambë», «thekë». Kështu numri
-
real i fjalëve shqipe që dalin nga materialet e sjella në këtë artikull nuk përputhet me atë të listës së fjalëv e që janë vënë në dukje aty. Në anë tjetër duhet thënë se
-
qëmtimi i emrave dhe fjalëve shqipe në veprat e shfrytëzuara nuk është i plotë. Ja ndon jë shembëll nga Gjon Muzaka 1510: poshtëja ( . . . hebbe la Dibra bassa, Postea, Belechia); bung-u (në toponimet «Bunga», «Sereziabunga» = Sereci a Bunga; dushk (fshati «Duscari»); nga Kadastri i Shkodrës 1416: dardha (villa clamada Darda), lug-u e luga (villa di Lugi: te rren clamado de Luga), baltèz-a (toponimi la Baltexa). rrapishtë (villa clamada Rapisti), curr-i (Progano Surri) etj. Një përpjekje tjetër me plotësime e ndreqje. është bërë nga viti 1950 prej Prof. Dhimitër Shuteriqit; ka mbetur dorëshkrim.
-
Breve memoria de li discendenti de nostra casa Muzachi, botuar nga Ch. Hopf, Chroniques gre co-romaines inédistes ou peu connues, Berlin, 1873, fq 279. Do të citohet me M.
-
M. Barletii, De vita... Georgii Castrioti... Argentorati, 1537, fq. 310: «... in planicie quadam, nostri Livad appellant, castra fixit». Do të citohet vepra me B.
-
«Dipoi parlo l'inclito Lech Ducagino, et disse con audatia: Embetha, che in albanesco voi dire adosso... Anonim (i 1584), k. 37, fq. 42. «Lech Ducagin parla plus librement selon qu’il était brusc, et promp de la main et de la cervelle, et dit en un mot, Embêta, qui signifie en albanais «a doz» Lavardin, 1576, L XII, k. 2, f. 357. Të dyja sipas Fan S. Nolit «Historia e Skënderbeut... », ’S0! 260-261.
-
F. Cordignano, Catasto Veneto di Solitari e Registrimi Concessionum 1416- 1417. Vol. I, Shkodër 1940; Tolmezzo 1945; II, Roma 1942; do të citohet me C. Bo- tuesi ka bërë kërkime të imta për identifikimin e vendeve. Ai është orvatur edhe të nxjerrë fjalët shqipe që dalin nga onomastika e veprës duke shënuar në fund një listë prej 112 fjalësh. Po pa kriter e ndonjëherë me interpretimc të pasakta a të gabuara: p.sh. Tomeristi (Giergi) alb. Gjergj tu mrrizi = Giorgio al luogo del meriggio? Surlea (luogo dicto a la —) alb. curril (piccola cascata) o curril (getto sottile d’acqua)? Në këtë listë janë futur edhe emra porsoni që paraqesin një formé shqipe, p.sh. Giergi, alb. Gjergj (Giorgio), Mialj, cfr. tosco Mihali; Colla, Nicolo, alb. Kolë etj,; emra vendesh: Mida (Zorzi —) anche oggi villaggio di Midha, etj; patronime shqiptare: Lucanj (Nicola) alb. Lukaj etj.
-
Hiccri 835 Tarihi — sûret-i Defter-i Sancak-i Arvanid — botuar nga H. Inalcik, Ankara, 1954. Do të citohet me A.
-
Shih fragmentin e bo-tuar në Lufta shqiptaro-turke në shek. XV — Burime osmane», Tiranë 1967, transkriptim i Selami Pulahës; do të shënohet me D. Kemi përdorur edhe një pjesë të mirë tjetër të këtij defteri, në bazë të leximeve që pati mirësinë të bëjë për ne shoku Selami Pulaha, të cilit marrim rast t’i shfaqim falënderimet e mirënjohjen tonë për ndihmën që na dha lidhur me materialet e dokumentave turke.
-
Sh. Th. Kaçori, R. Stojkov, Një regjistër osmano-turk i shek. XV për shqiptarët e Peloponezit, në «Studime historike», 1966, 3, fq. 3‘9164; do të përmendet me germën P.
-
Shënojmë kryesisht fjalë që nuk janë dhënë në inventarët e deritanishëm ose fjalë që janë dhënë në to, po dëshmohen edhe në burime të tjera. Përveç burimeve të përmendura, do të ketë referime edhe nga M. Shuflaj, Serbët dhe Shqip- tarët, përkthimi shqip 1926, me Sh; Saggio di un regesto storico dell'Albania, Scu- tari, 1941 me R; Acta et Diplomata res mediae aetatis Albaniae illustrantia, I 1913, II 1918, me AD. I riprodhojmë fjalët ashtu si i kemi gjetur në botimet e ndryshme megjithëse ato janë dhënë herë me transliterime e herë me transkribime, në lexi- met ka pasë kritere e mënyra të ndryshme dhe vihen re shpesh edhe mospajtime, papërpikmëri e pasaktësira. Jemi mjaftuar vetëm të japim germât y dhe s të tur- qishtes së sotme të botimit të H. Inalcik me germât përkatëse të shqipes j dhe sh, po ashtu g e turq. së sotme me gj, kur origjinali ka pasë gj, si p.sh. Shih Gjergji në vend të Sin Gergi, dhe s dhe z të AD përkatësisht me sh e zh. Kështu materiali i sjellë është heterogjen për nga ana e paraqitjes edhe jo gjithmonë i sigurtë për nga ana e leximit. Këtej edhe karakteri i kontestueshëm i më se një interpretimi. Nuk na ishte i mundshëm një vështrim kritik i leximeve të mëparshme me ndreqjet e nevojshme dhe një njëzim i riprodhimit të fjalëve me anë të transkribimit të tyre. Secili.burim e botim duhet bërë më parë, nga këto anë, objekt i një shqyrtimi të posaçëm filologjik dhe secila fjalë objekt i një kërkimi të imtë, me diskutimet e argumentimet e nevojshme.
-
Në Kadastrin e Shkodrës j fundore zakonisht ka vlerën e i-së, por, duke pasur parasvsh format e sotme dhe faktin se^-ja në pozicione të tjera aty na del edhe me vlerën e j, emrat Belanj, Lucanj, Pulanj ka më arësye të lexohen me -nj e me -ni Belani etj
-
Të emrat e fshatrave Manes i Krujës dhe i Elbasanit, A, sot në Elbasan toponimi Manës — Mansi, dhe Mansi i Peloponezit mendojmë se kemi zhvillime të emrit Manas formuar me prapashtesën e shumësit me kuptim kolektiv -as
-
Mund të interpretohet edhe si tip tjetër kompozite. Kështu edhe fjalë të tjera më pas. Nga gjeneza e supozuar e toponimit ose antroponimit dhe lidhja midis një toponimi e antroponimi identik, më se një emër lë vend për t’u kuptuar e spjeguar dy mënyrësh, e, nërnvartësi me këtë. mund të dalë i mundshëm edhe një klasifikim tjetër i tipit të kompozitës nga ai i parashtruari. Kështu nëse një emër është antroponim ose toponim i ardhur nga një antroponim, ai mund të jetë tatpu- rusha, kurse si toponim origjinal mund të jetë bahuvrihi; p.sh. burrëmirë. Nga spje- gimi i ndryshëm i gjenezës së tyre rezulton edhe ndarja që u kemi bërë ndonjëherë emrave formalisht të ngjashëm e vendosjes së tyre në tipe të ndryshme kompozite. Duke mos u njohur me siguri historia e~ emërtimeve, me një numër rasteeh përcaktimi i tipit të kompozitës është relativ.
-
Këtu jemi të mendimit se kemi oue dhe jo ou, sikurse të «growa» e A. Har- fit kemi oua dhe jo ou as ua. Dëshmia e kësaj forme me oua, që, në bazë të formavo edhe të fjalëve të tjera shqipe të mbledhura prej këtij udhëtari të huaj e të përkthimit që i ka bërë ai, s'mund të jetë trajtë e shquar, u përgjigjet formave me oue të emrave të mësipërm, na bën të mendojmë për një aspekt a fazë oue të dif- tongut ua/ue më tepër se sa për ou+e nyjë e përparme. Forma «Grouimirj», si antroponim e toponim. mund të jetë një trajtë e dalë nga «Grouemira» në pasojë analogjie, me një analizë të pasaktë të fjalës në ndjenjën gjuhësore të popullit, ose në pasojë asimilimi.
-
Falënderoj shokun Koço Bozhori që më sinjalizoi qënien e kësaj dëshmie.

Downloads
Botuar
Si të citoni
Numri
Seksioni
Licensa
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.