Studime rreth etimologjisë së gjuhës shqipe XXVIII
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i3.2805Abstrakti
xa ndf. «qe, ja, na». Këtë fjalë të arbërishtes së Italisë, që s’e gjej- më te G. Meyeri, Kamarda (II 101, 182, 199) e jep me shprehje si xa besjën «na besën, qe besa», xani një dhomatë drü -«eccovi un fascio di legna», dhe e bie të ardhur nga folja xè, zè, duke shënuar që shm. xani të bën të mendosh që kemi të bëjmë më fort me një fol je se me një ndajfolje. Spiegim, nga sa duket, i drejtë. Pra xa në thelb «merre», xani «merreni»; khs. na «merre» dhe «qe, ja». — Do shënuar se x, kur nuk çfaqet në huazime prej gjuhësh së tjera, nuk paraqet ndonjë tin- gull të moçëm në gjuhën shqipe. Ajo ka dalë zakonisht nga africimi i spirantit z, ose nga sonorizimi i c-së, ose nga asimilimi i grupit dz, ose nga metateza e grupit zd, dukuri që vihen re dhe në gjuhë të tjera. Ose mënëfund kemi të bëjmë me formime onomatopeike.Shkarkimet
Download data is not yet available.
Metrics
Metrics Loading ...
Downloads
Botuar
2023-09-26
Si të citoni
Çabej, E. (2023). Studime rreth etimologjisë së gjuhës shqipe XXVIII. Studime Filologjike, 1(3), 85–118. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3.2805
Numri
Seksioni
Artikuj
Licensa
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.