Mbi grupimin e të folmeve të gegërishtes jugore dhe mbi disa tipare të tyre

Autorët

  • Mehmet Çeliku

Abstrakti

Lidhur me kufinjtë, grupimin e të folmeve të gegërishtes jugore dhe tiparet e tyre, deri më sot janë shfaqur mendime të ndryshme në trajtim e të përgjithshme. por nuk është bërë ndonjë studim i veçantë në bazë të analizës së materialeve të mbledhura dhe përgjithësimit të tyre : Këtyre problemeve do t'u kushtohet kv arlikull, bazën e të cilit e përbën kumtesa me të njëjtin titull e lexuar në Konferencën II të studimeve albanologjike në janar 1968. por që tani është pasuruar me elemente të tjera. Në radhë të parë, synojmë që të përshkruajmë tipare tdiferencuese të grupeve të mëdha të të folmeve të gegërishtes jugore. Dallimi i dy grupeve do të jetë objektivi kryesor, prandaj dhe vija e paraqitjes së veçorive do të je të kundërvënja e dy grupeve. Megjithatë kundërvënja nuk do të ndiqet prerazi, sepse do të përshkruajmë edhe disa tipare që janë karakteristifke jo vetëm për një grup, po për të dy grupet ose për shumicën e të folmeve të të dy grupeve. Në këtë rast do të përqëndrohemi më te për në ato tipare që, ose nuk janë përmendur gjer tani. ose janë paraqitur në mënvrë të përgjithshme, të papërpiktë, r-ë ndonjë rast edhe të pasaktë.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

References

Këtu po japim vetëm disa tipare; gjithashtu ilustrimi me materiale do të jetë mjaft i kufizuar: nuk po sjellim shembuj nga të gjitha pikat për të cilat kemi mbledhur materiale , por po mjaftohemi me materialin e një pike ose dy -tri pikave për çdo krahinë. Për qendra te banuara po japim siglat që vijojnë (kur jepen dy emërtime i pari tregon fshatin, i dyti lokalitetin) : D. (Durrës), K. (Kavajë), Ma. (Maminas), R. Ma. (Radë. Maminas). /. (Ishëm). B. I. (Bizë. Ishëm). K. Rr. (Koçaj, Rrogozhinë), Rr. (Rrogozhinë), Shj. (Shijak). P.Ndr. (Pezë. Ndroq). Mu.P. (Mushqetë, «Musjeta

··. Petrelë). P. (Petrelë). Sh. (Shëngjergj). Z. -H. (Zll-Herr), Pr. —M.D. (Priskë e Madhe. Dajt). Pr. (Prezë). Qm. (Qafëmollë) ; M. (Martanesh), Elb. (Elbasan). Gr.-Z. (Grykë e Zaranikës), Ç. (Çermënikë). Kur nuk jepen ubikacionet do të thotë se materiali i dhënë mund të takohet në shumë të folme ose në të gjitha të folmet.

M. Çeliku, Vëzhgime mbi të folmen e krahinës së Peqinit, «Studime filologjik e - 4. 1965; Vëzhgime mbi të folmen e Kërrabës, «Studime filologjike-, 2. 3 1966; Të folmet e Kavajës, 1964 (e pabotuar); Vëzhgime mbi të folmen e Ndroqit dhe Pezës». 1965 (e pabotuar); E folmja e qytetit të Durrësit dhe e rrethinave të tij. 1966 (e pabotuar).

M. Lambertz, Bericht über meine linguistischen S tu d ien in Albanien von Mitte Mai bis Ende A u g u st 1916. Kais. Akademie der Wissenschaften in Wien, Phihist. Klasse; Wien, 1916, f. 17.

B. Beci, 1) Mbi katër inovacione fonetike të të folmeve të pjesës qendrore të gegënisë, Konferenca I e studimeve albanologjike, 1962, Tiranë ; 2) E folmja e Reçe-Dardhës së Dibrës, «Studime filologjike» 1, 1965, f. 100.

Më imtësisht mund të thuhet se nëndarjet krahinore ku flitet gegërishtja jugore janë këto: A) Tirana përfshin 1) Qytetin e Tiranës me popullsinë e tij vendase dhe me fshatrat e tij të afërta , 2) Petrelën , 3) Gurrën, 4) Dajtin, 5) Prezën, 6) Pezën, 7) Ndroqin, 8) Zall-He rrin, 9) Shupalin. 10) Shëngjergjin ; B) Durrësi përfshin 1) Qytetin e Durrësit me popullsinë vendase dhe me fshatrat në periferinë e tij, 2) Rrogozhinën, 3) Kavajën. · 4) Shijakun, 5) Ishmin; C) Elbasani përfshin 1) Qytetin e Elbasanit me popullsinë e tij vendase dhe me fshatrat e tij të afërta kryesisht ato të lokalitetit Labinot, 2) Grykën e Zaranikës, 3) Kërrabën, 4) Peqinin (gjuhësisht Peqini dhe Kërraba perëndimore afrojnë me të folmet e grupit perëndimor).

J. Gjinari dallon në gegërishten jugore tri grupe të folmesh, duke përfshirë në .tè edhe të folmet e pjesës qendrore të gegërisë krahas gegërishtes jugore perëndimore dhe jugore lindore ; «Dialektologjia shqiptare», 1963, f. 78.

Gj. Pekmezi. Vorläufige Berichte der Balkan — Commission Vili. Vorläufiger Bericht über das Studium des albanischen Dialektes von Elbasan; Wien 1901. f. 33.

J. Gjinari, po aty, 1963, f. 34.

R. Nahtigal, Die Frage einer einheitlichen albanischen Schriftsprache, Graz 1917, f. 6-8.

Gj. Pekmezi, Grammatik der albanesischen Sprache, Wien, 1908. f. 182.

E. Çabej, Për historinë e konsonantizimit në gjuhën shqipe, Buletin i Univ. Shtet. të Tiranës, 1, 1958. f. 33.

N. Jokl, Vorläufiger Bericht über die im Auftrag der Balkan-Commission der kais. Akademie der Wissenschaften in Wien durchgeführten nordostgegischen Dia- lekstudien, Anzeiger der k. Ak. der Wiss, Wien, Phil.-hist, classe, 1915, f. 7; B. Beci, Hulumtime gjuhësore në Mat, Bulet. i Univ. Shtet. të Tiranës, 2, 1962, f. 258.

Gj. Pekmezi, Vorläufige Berichte der Balkan-Commission Vili. Vorläufiger Bericht über das Studium des albanischen Dialektes von Elbasan; Wien, 1901, f. 35; J. Gjinari, vepër e cituar, f. 44, 79.; A. Dodi, Fonetika e gjuhës sé sotme shqipe, 1963, 24.

G. Weigand, Albanesische Grammatik im Sudgegischen Dialekt (Durazzo, Elbasan, Tirana), 1913, £. 10.

A. Xhuvani. Studime gjuhësore, Tiranë, 1956. f. 183, 184.

E. Çabej. Rreth disa çështjeve të historisë së gjuhës shqipe, Buletin i Univ. Shtet. të Tiranës. Nr. 3, 1963, f. 75.

J. Gjinari, po aty, f. 55; si edhe në «Tipare të folmeve të toskërishtes veriore të njëjtë me të gegërishtes jugore. «Studime filologjike». 2. 1965. f. 135.

Gj. Pekmezi, Grammatik der Albanesischen Sprache, Wien. 1908. f. 178.

G.j. Pekmezi, Vorläufige Berichte der Balkan-Commission Vili. Vorläufiger Bericht über das Studium des albanischen Dialektes von Elbasan; Wien 1901, f. 36.

G. Weigand, vepër e cituar; f. 59.

M. Lambertz, Albanisches lesebuch, Leipzig, 1948, f. 17.

J. Gjinari, po atv, f. 39.

M. Domi. Morfologjia historike e gjuhës shqipe, Tiranë, 1961, f. 75.

G. Weigandi, vepër e cituar; f. 135.

A. Xhuvani, vepër e cituar, f. 211.

J. Gjinari, po aty; f. 72.

Downloads

Botuar

2023-09-26

Si të citoni

Çeliku, M. (2023). Mbi grupimin e të folmeve të gegërishtes jugore dhe mbi disa tipare të tyre. Studime Filologjike, 1(3), 123–136. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/2807

Numri

Seksioni

Articles