Vështrim rreth këngës popullore polifonike të burrave në krahinën e Myzeqesë

Autorët

  • Beniamin Kruta

Abstrakti

Në kompleksin e stileve ;të ndryshme të polifonisë të Shqipërisë së Jugut një interes të veçantë paraqet kënga popullore polifoni'ke e Myzeqesë. Gjerësia e kësaj krahine, burimet e saj ekonomike, pozicioni gjeo- grafik, kontaktet me banorët e zonave malore nëpërmjet tranzuman- cave, lidhjet martesore të banorëve të saj me banorët e zonave të bren- dshme 'të vendit, shtypja dhe rezistenca e vendasve kanë brumosur disa tipare të veçanta të këngës popullore polifonike që njihet si këngë ti- pike myzeqare. Kjo lloj këngë shpeshherë shërben si element ndërlidhës midis polifonisë së zonave në jug të Vjosës dhe këngës popullore ho- mofonike të Veriut. Materialin bazë për punimin tonë e kemi mbledhur në fshatin Sheq i Math. Ky fshat me pozicionin e tij gjeografik, me tra- ditat e zakonet e banorëve të tij, paraqitet si një qendër interesante për krahinën e Myzeqesë.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

References

Me kë të grup është marrë edhe ekspedita shqiptaro-gjermane në vitin 1957

Një funksion të tillë (sinjali) ndër barinjtë tanë e ka luajtur zakonisht edhe boria, tingulli i së cilës është mjaft i fortë dhe karakteristik. Boria është një instrument aerofon, që ndërtohet nga lëvozhga e, shelgut ose e pemëve të tjera në pranverë. Sipas të dhënave që kemi, për nevoja të ndryshme që i paraqiteshin bariut të vetmuar — kërkonte ndihmë nëpërmjet sinjalesh të veçanta të fiksuara për atë ose për këtë nevojë. Bile thonë se kishte të atilla sinjale që barinjtë merreshin vesh me njëri-tjetrin për t’u takuar në ndonjë pllajë a në ndonjë brinjë për të kaluar së bashku natën.

Në pjesën më të madhe të këngëve që do të bëhen objekt studimi në këtë punim, vërehet se në të shumtën e rasteve formula melodike (të cilën e quajmë edhe frazë) që i përgjigjet një vargu të vjershës është quajtur nga folkloristë të huaj (Bela Bartok. Konstantin Brëilloiu etj.) rrjesht melodik. Edhe këtu do të përdoret pikërisht ky term.

Germât kapitale paraqesin një rresht melodik më vete, shenja // paraqet cezurën, ndërsa germa e paraqet kadencën.

Këtë stil këngë e hasim sot edhe në krahina të tjera të Shqipërisë së Jugut, me të njëjtin sistem polifonik.

Këto këngë nuk kërcehen, megjithatë gjatë ekzekutimit të tyre solisti krye- sor në momente të ndryshme manifeston lëvizje të vogla trupore që nga mezi e lart dhe sidomos kokën, me qëllim që t’u japë zemër këngëtarëve që të mund të gja- llërojnë këngën.

Downloads

Botuar

2023-09-26

Si të citoni

Kruta, B. (2023). Vështrim rreth këngës popullore polifonike të burrave në krahinën e Myzeqesë. Studime Filologjike, 1(3), 161–208. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/2809

Numri

Seksioni

Articles