«Rregullat e drejtshkrimit» një hap i mëtejshëm në njësimin e siiqipes letrare

Autorët

  • Ali Dhrimo

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v1i3.2810

Abstract

Projekti i Rregullave të drejtshkrimit të gjuhës shqipe kurorëzon me sukses punën e shumanshme e të vazhdueshme të gjuhëtarëve tanë për njësimin e shqipes në vitet e pasçlirimit dhe është një ngjarje e shënuar për kulturën tonë kombëtare. Në këtë projekt paraqiten në mënyrë të plotë e sistematike problemet e drejtshkrimit të shqipes. zhvillohet më tej tradita e drejtshkrimit të saj dhe pasqyrohet zhvillimi i gjuhës sonë letrare kombëtare deri në ditët tona, në të cilën po kristalizohen gradualisht norma unike. Autorët e këtyre Rregullave, të cilët janë ndodhur para vështirësish jo të vogla, kanë arritur përfundime shumë pozitive dhe i janë përgjigjur shumë mirë kërkesës së kohës, megjithëse ka ende çështje të diskutueshme. Ata jane udhëhequr nga një kriter i drejtë kur si parim themelor të drejtshkrimit të shqipes kanë caktuar parimin fonetik, sepse duke u nisur nga realiteti objektiv i gjuhës shqipe dhe nga udhëzimi i drejtë i Partisë sonë që gjuha të shkruhet me lehtësi nga çdo ndërtonjës i shoqërisë sonë socialiste, pa kërkuar njohuri të thella mbi morfologjinë. fjalëformimin e etimologjinë, ky parim është plotësisht i pranueshëm. Së dyti një parim i tillë nuk lejon krijimin e një hendeku midis gjuhës popullore dhe gjuhës letrare.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

1968-09-01

How to Cite

Dhrimo , A. (1968). «Rregullat e drejtshkrimit» një hap i mëtejshëm në njësimin e siiqipes letrare. Studime Filologjike, 1(3), 209–212. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3.2810

Numër

Section

Probleme dhe diskutime