Alfabeti i gjuhës shqipe dhe Kongresi i Manastirit

(14-22 nëndor, 1908)

Autorët

  • Mahir Domi

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.vi4.2840

Abstrakti

Kongresi i Manastirit, 60-vjetori i të cilit u përkujtua gjerësisht sivjet në vendin tonë, ka zënë një vend të nderuar në historinë e popullit shqiptar, si ngjarje që shpreh një moment të rëndësishëm, një aspekt të shë- nuar të luftës së tij shekullore për kulturë kombëtare, për pavarësi e përparim, si një ndër aksionet e Rilindjes sonë, në fazën e saj të fundit, me rëndësi të veçantë për kuptimin që pati e gjurmët që la. Shprehje e ndjenjave të zjarrta patriotike dhe e aspiratave për di je e jetë të përparuar të popullit tonë në një fazë vendimtare të luftës së tij çlirimtare kundër një pushtuesi të huaj ndër më të egrit e prapanikët, Kongresi i Manastirit, me gjithë kufizimet e dobësitë e tij, që rrje- dhin kryesisht nga kushtet historike të kohës, hyn në radhën e atyre ngjarjeve që kanë shënuar ecjen përpara të kombit tonë.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

References

  1. Shih Historia e letërsisë shqipe I, Universiteti shtetëror i Tiranës, 1959, f.155-7, dhe Dh.S. Shuteriqi, Shkrimet shqipe në vitet 1332-1850, 1865, ff. 13-17. Në to jepet edhe dëshmia e vitit 1332 e murgut Brokard, alias Guillelmus Adae, që flet për alfabetlatin të përdorur te shqiptarët e ndër librat e tyre.

  2. Kështu G. Schiro Junior në veprën e tij Storia della letteratura albanese, Milano, 1959, f. 10, s’pranon as dëshminë eksplicite të Brokardit. Nga fraza e këtij «Licet Albanenses aliam omnino linguam a la tin a habeant, e t diversam, tarnen litte ram latin am h a b e n t in uso e t in omnibus suis lib r is i, duke e kuptuar, pa asnjë arësye, «litteram latinam», jo si «alfabet latin», po si «gjuhë latine», ai nxjerr një përfundim të gabuar: «Dunque nel 1332 gli Albanesi (é intuitivo che si parli dei gheghi) scrivevano ed avevano libri in latino pur parlando una lingua del tutto diversa e propria alla loro gente». Se këtu kemi të bëjmë me një interpretim fare të pabazuar, e tregon edhe versioni frëngjisht i relacionit të Brokardit: «Et ja soit que les albaniens ayent une autre langue diverse de celle des latins, toutefois ils ont en usage et en tous leurs livres la letre latine». (Shih Historia e letërsisë shqipe, I; Dh. Shuteriqi, vepër e cituar, f. 13).

  3. Alfabeti latin del. me të dhënat e derisotme. si alfabeti më i lashtë i përdorur për të shkruar gjuhën shqipe. Mendimi i hedhur nga H. Bariçi pa asnjë provë se përpara alfabetit latin ka qenë përdorur në Shqipëri alfabeti cirilik edhe kur shkruhej në gjuhën e popullit (gazeta «Vreme». Beograd. 1.1.1941, f. 5). s’ka asnjë mbështetje (shih E. Çabej, Meshari i Gjon Buzukut, Botim kritik, 1968, f. 60).

  4. Alfabeti latin i Buzukut ndjek grafinë e italishtes. Ai karakterizohet nga polisemia e mjaft grafive dhe poligrafia e mjaft tingujve: më se njëherë e njëjta germë shërben për të shënuar tinguj të ndryshëm të shqipes, e i njëjti tingull shënohet me germa e grafi të ndryshme. Buzuku përdori edhe 5 shkronja të po- saçme: γ, ε, ξ, ε, χ për y. ζ, th, e dh. c e x, q e gj. Dy prej tyre. pas mendimit të përgjithshëm, janë përkatësisht cirilike ose shformim germe cirilike; tri mund të jenë të burimit ose italian ose sllav, një gjasësisht greke. Në mjaft raste përdorën edhe digrame, p.sh. ch = k, Π = 11 edhe 1. gn = nj. sc = sh. Për të gjitha këto shih studimin e imët të E. Çabejt. «Karakteret e shtypit dhe grafia-, në veprën e cituar f. 45-60.

  5. Pjetër Budi (1618, 1620, 1621) solli disa thjeshtime. sistemime e ndryshime. Ndër germât e posaçme nuk u përdor më t për q e gj të cilat u shkruan përkatësisht me ch a chi dhe gi. U mënjanua ndonjë polisemi grafie: j jepet me y e jo me i; th e dh dallohen duke u shënuar tingulli i parë me dvfishim të shenjit përkatës etj. (J. Rrota, Për historinë e alfabetit shqip, 1936. f. 16-17). Pj. Bogdani (1685) dalloi ë-në nga e duke e shkruar të parën e: për II përdorX greke. Gjon Kazazi (1743) ë-në e shënon me oe; ai ka, i pari, germën ç. (J. Rrota. vep. e cituar, f. 36).

  6. Kështu në një epitaf të vitit 1838 në Shkodër, në një letër të Kol Rashit drejtuar Molla Mahmudit në Tiranë. 1825: në një letër të Gjokë Antonit, Shkodër 1841; në rradhua hesapesh Shkodër 1843. 1846-7, 1847-1849, 1848 (Dh. Shuteriqi. vep. e cit. f. 133, 151, 156, 160. 170, 176-7). Në Arkivin Qendror Shtetëror të RP të Shqi- përisë ka edhe një numër aktesh zotërimi pronash me shkrime anësore shqipe me alfabetin e vjetër të veriut.

  7. Alfabeti grek ngjan të jetë përdorur për shkrim të shqipes relativisti* herët. Po, me përjashtim të Perikopesë së Ungjillit, për datimin e përpikët të së cilës men- dimet janë të ndara (disa e mbajnë si të shekullit XIV, të tjerë si të fundit të she- kullit XV ose të fillimit të shekullit XIX), botimet a shkrimet që na kanë arritur, janë të shekullit XVIII e XIX. Këtë alfabet përdorën për shkrimin e fjalëve shqipe voskopojarët Theodhor Kavalioti (1760) dhe Dhanil Haxhiu (1802) në glo- sarët disa gjuhësh të tyre, Konstandin Berati (rreth vitit 1768) etj. Ai u përdor në botimet shqipe të Ungjillit në Korfuz (1824, 1827) etj. dhe në Athinë (1858), në bo- timin e gazetës «Pelazgos- (1861-2) nga A. Byku, — i cili botoi edhe një abetare të shqipes me këtë alfabet «Gramë për shqiptarët- (1861) nga A. Kullurioti në gaze- tën «I foni tis Alvanias, Zëri i Shqipërisë» (1879-80) etj. Alfabeti turko-arab na del i përdorur për shkrim të shqipes që nga shekulli XVIII e vijon në shekullin XIX në vjershat e bejtexhinjve (Nezim Frakulla, Sulejman Naibi, Hasan Zyko Kamberi, Muhamet Kyçyku, Shahin e Dalip Frashëri etj.), në ndonjë copë proze e në ndonjë glosar, të gjitha në dorëshkrim. U botua e litografuar ndonjë gjë e rrallë, si abe- tarja e Daut Boriçit, Stamboll, 1861.

  8. Më i vjetri ndër alfabetet e posaçme rezulton gjer më tani ai i përdorur në përkthim të disa fragmenteve ungjijsh të një autori që u quajt Anonimi i Elbasanit. Duket i shekullit XVIII. Alfabeti është i përbërë prej 40 germash, i mbësh- tetur në glagolitikun sllav. Shih për të: I. Zamputi. Disa shënime rreth alfabeta të dorëshkrimü të Anonima elbasanas, në «Buletin i Institutit të Shkencavet», nr. 1, 1949, ff. 55-70; po ai, Dorëshkrimi i Anonima té Elbasanit, transliterim, transkrip- tim me komente, po aty, nr. 3-4, 1951, ff. 64-130 me faksimile të shumta dhe me tabelën e alfabetit; Dh. S. Shuteriqi, Dhaskal Todhri, në «Buletin i shkencavet shoqërore-, nr. 4, 1954, boton alfabetin e Anonimit të krahasuar me alfabetet e tjera origjinale shqipe; po ai, vep. e cit. ff. 61-63; M. Domi, Rreth autorit dhe kohës së dorèshkrimit elbasanas me shqipërim copash të ungjillit, në vëllimin «Konferen- ca e parë e studimeve albanologjike-, Tiranë, 1965, f. 270 e vv. Po me bazë sllave glagolitike është edhe alfabeti prej 37 germash, tabela e të cilit figuron në dorëshkrimin e Konstandin Beratit rreth vitit 1768. Alfabeti i posaçëm i Jan Vellarait, mjek i të birit të Ali pashë Tepelenës, Ve- liut, e poeti i njohur i letërsisë greke të fiUimit të shekullit XIX, në disa shënime gramatikore dorëshkrim (1801) të ruajtur në Bibliotekën Nacionale të Parisit, përdor për shqipen një alfabet të posaçëm prej 30 shkronjash të krijuar sipas fytyrës së alfabeteve latin e grek, duke ndryshuar disa shkronja ose duke u dhënë vlera të ndryshme. Po në këtë dorëshkrim figuron edhe një letër shqip e Vellarait drejtuar një miku dhe shkruar me këtë alfabet, ç’ka dëshmon për një farë përhapjeje të tij. Për të shih Dh. S. Shuteriqi, Gramatika e Jan Vellarait, në «Letërsia jonë», Tiranë, 1950, 8, f. 50 v.; po ai, Shkrimet shqipe në vitet 1332-1850, ff. 109-111. Malte- Brun (Géographie universelle, v. IV, botim i 5, Paris, 1844, f. 338 e 340) e kujtoi shumë të vjetër këtë alfabet. Më i njohuri e më i përhapuri ndër to qe ai i Theodor Haxhifilipit a Dhaskal Todrit. Ai ka 52 germa. Gj. Pekmezi ka mbrojtur tezën se ai është një korsiv grek i shekullit XVIII i stilizuar në mënyrë origjinale («Vorläufiger Bericht über das Studium des albanesischen Dialektes von Elbasan, në «Anzeiger des philos-hist Classe-, Wien, 1901), ndërsa të tjerë e .kanë afruar me alfabetin glagolitik sllav. G. G. von Hahn (Albanesische Studien I) dhe L. Geitler («Die albanesischen und slawischen Schriften. Wien, 1883), e pandehën shumë të vjetër duke e quajtur i pari «alfabeti pelazgjik- e i dyti si burim të alfabetit glagolitik sllav. Ky alfabet u përdor jo vetëm në shkrimet e Todrit, po edhe në radhonj hesapesh e kronika familiare të Elbasanit që nga viti 1795, në shkrime fetare e të tjera të shekullit XIX, ndër to edhe në një radhua që përmban, ndër të tjera, edhe mjaft lista fja- lësh, shprehjesh e frazash shqipe me korespondueset e tyre në gjuhët italisht, gjermanisht, çekisht, polonisht e anasjelltas, të shkruara para 1823 nga tregëtari elbasanas Simon Kazanxhiu, që kishte lidh.ie tregëtie me 'ende të ndryshme të Evropës Qendrore, Perëndimore e Lindore. Për gjithë këto shih Dh. S. Shuteriqi, Dhaskal Todhri, në «Buletin për shkencat shoqërore», nr. 4, 1954, ff. 35-55. me një tabelë të alfabeteve origjinale shqipe, duke përfshirë edhe atë të Hoxha Tahsinit; po ai, Shkrime të Dhaskal Todhrit dhe të pasardhësve të tij albasonas...»·, po aty, nr. 1, 1959, ff. 180-182; po ai, Shkrimet shqipe në vitet 1332-1850, ff. 101-2, 115, 117,

  9. 130-131.

  10. Autori më i vjetër arbëresh, Lekë Matrënga (1592) shtiu në përdorim alfabetin latin të shkrimit të italishtes; ka një numër gërmash me vlera dyfishe, po ashtu edhe digrame a trigrame (p.sh. gn = nj; cgh, cg, cghi = gj); ë-në e shënoi me ae, dhe ndërdhëmboren e shurdhët, si sot, me digramën th. Si autorët e vjetër të Shqi- përisë edhe ai përdor zanoret e dyfishuara për të dhënë gjatësinë.

  11. A. Santori (Il Canzoniere albanese, Napoli 1839), përdor ë, dh, th, j, k, g, sh, me vlerat që kanë sot. (Dh.S. Shuteriqi, Shkrimet shqipe në vitet 1332-1850, f. 153), po në një vepër tjetër të tij të vitit 1849 për ë përdor y. Jeronim de Rada gjatë veprimtarisë së tij të gjatë, i solli herë pas here ndry- shime alfabetit të tij. Në botimin e Milosaos, 1873, ai përdor alfabetin latin në fy- tyrë të atij italian me disa germa greke (δ = dh, Θ = th, χ — z, ζ ■= z) ; ka disa digrame si nj = nj, sh = sh, zh = x, gc = g etj.; ka ë = ë, po edhe e. Më pas ai përdor th e dh me vlerat e sotme. (J. Rrota, vep. e cituar, ff. 48-50, 52). Për t’u shënuar është edhe alfabeti i përdorur nga arbëreshi i Kalabrisë Daniele Cortese në një vjershë shqipe të tij botuar në një përmbledhje të vitit 1638; ka dy gërmat cirilike që i kanë edhe Budi e Bardhi për 2 e u; ka, i pari, dh për të shënuar ndërdhëmboren e zëshme, si sot, po edhe të pazëshmen përkatëse (Dh.S. Shuteriqi, Një tekst i panjohur shqip i vitit 1638, në rev. «Nëndori», 1958, ff. 148-154).

  12. Ky synim i vetëdijshëm i N. Veqilharxhit del qartë në fjalët që shkruan për alfabetin e tij shkrimtari e iluminiati i njohur rumun I. Eliade Rädulescu (1802- 1872) në gazetën e Bukureshtit «Curierul Românesc»-, 1846, f. 175: «Në vitin 1844 ka dalë një abetare dhe në vitin 1845 një shkurtore e historisë biblike nga Zoti Naum P. Veqilharxhi, çpikës i një alfabeti që i përshtatet natyrës së gjuhës shqipe dhe rrethanave në të cilat ndodhet ky popull. Ky alfabet ka më shumë mundësi të paj- tojë mendimet që i ndajnë banorët e Shqipërisë, të cilët ndjekin tre rite të ndryshme: disa janë të krishterë lindorë [ortodoksë], të tjerë të krishterë perëndimor [katolikë] dhe të tjerë muhamedanë. Shkronjat greke do të kënaqnin vetëm ata të ritit grek; shkronjat latine ata të ritit katolik dhe do të shkaktonin pakënaqësi në dy pjesët e tjera të rëndësishme. Shkronjat e shpikura nga zoti Naum mund t’i pajtojnë tërë mendimet, ato edhe u pritën me kënaqësi nga të tri pjesët e kombit. Meriton të kihet parasysh dhe të lavdërohet shumë përpjekja dhe zelli i zjarrtë me të cilin ky burrë i ka kushtuar 20 vjet të jetës shkipjes së këtyre shkronjave dhe përkthimit të lloj lloj librave të përshtatshme.. .» (Përkthimi i A. Gjergjit).

  13. Pritje veçanërisht entuziaste gjeti abetari në borgjezinë korçare siç del nga letra dërguar atij prej Korçe më 22.IVI 845 e nënshkruar nga Thanas Paskali (P. Pepo. Një letër e lcorçarëve e vitit 1845 dérqu^r N. Veqilharxhi në Rumani, «Studime fi- lologjike», nr. 1, 1966, f. 203). Alfabeti i Veqilharxhit u përhap në Korçë e në krahi- nën e saj, në Përmet, në Berat. Ai u njoh edhe ndër shqiptarët jashtë Shqipërisë, në radhë të parë ndër ata të Rumanisë, si edhe ndër të huaj, duke bërë jehonë ndër shumë ambiente. Arbëreshët e Italisë muarën shpejt njoftim për të. siç tre- gojnë fjalët e V. Dorsës Su gli albnesi..., Napoli, 1847, f. 131): «Nel 1844 nel Principato di Valachia si è fuso un nuovo alfabeto albanese, ingegnossimo e di un tipo speciale nuovo...». Shtypi rumun i kohës shkroi me shumë simpati për këtë nismë e për popullin shqiptar. Eliade Rädulescu, që ngjan të ketë njohur së afërmi Veqil- harxhin e të ketë pasur miqësi me të. u drejton një thirrje të nxehtë shqiptarëve të Vllahisë për të përkrahur bashkatdhetarin e tyre që po përpiqet t’i verë theme- let e para letërsisë kombëtare. .la seç shkruan ndër të tjera edhe «Gazeta de Tran- silvania» e Brashovit, VII. 26.IV.1845: «Por ja që shekulli XIX. ky shekull i drita- vet, zgjon edhe midis shqiptarëve një burrë të ndezur nga dashuria për kombin e vet dhe për ndriçimin e tij, i cili nuk kursen mundimin, pasurinë dhe kohën prej më shumë se 20 vjetsh deri sa radhit një alfabet të përshtatshëm, harton një filla- dhe. të cilën edhe e shtypi. dhe përkthen disa libra të tjera në gjuhën e tij kombëtare. Ky burrë është zoti Naum Panajot Veqil Harçi, i lindur në Vithkuq të Kolon jës. 33 tinguj të ndryshëm ka gjuha shqipe dhe zotëria e tij formon po aq shenja ose gërma për ta. Kam dëgjuar se gjetja e zotit Naum u prit me një ngrohtësi dhe gëzim që s’pritej, aq sa një numër i madh shqiptarësb f’iluan të shkruajnë në gjuhën e tvre me gërmat e formuara nga zotëria e tij. Është e dëshirueshme që mbi këtë ndërmarrje kaq të dashur e të vlefshme të tërhiqet vëmendja edhe e shqiptarëve të tjerë që banojnë në vende të tjera, shumë nga të cil6t janë në gjen- dje shumë të mirë ekonomike. Kombi i shqiptarëve ka shpirt dhe zgjuarësi: si është e mundur që burrai e tij të durojnë edhe në të ardhmen mendimin përulës të të huajve se ata s’kanë as alfabet, as letërsi. Pra burra shqiptarë përqafoni këtë produkt të paçmuar të paqës. mbillni edhe në gjirin e kombit tuaj shkencat dhe artet e bukura...» (përkthim i A. Gjergjit).

  14. Alfabeti i N. Veqilharxhit u njoh shpejt edhe në botën shkencore, sidomos në atë gjermane. Ai figuronte në veprën e A. Auer, Die schriftzeichen des gesammten Erdkreises in 104 alphabeten, Wien, 1847. Gjatë me të merret L. Geitler, Die alba- nenschen und slawischen Schriften. Wien, 1883. (Dh.S. Shuteriqi, vep. e cit. f. 164).

  15. Një pasqyrë e tij jepet në tabelën e krahasuar të alfabeteve origjinale të shqipes, Dh.S. Shuteriqi. Dhaskal Todri, në «Buletin për shkencat shoqërore», 4, 1951. Në të Geitler gjeti një bazë sllave. e kuptueshme po të marrim parasysh se ru- munët, në mes të oilëve jetonte N. Veqilharxhi, përdornin në atë kohë alfabetin cirilik.

  16. Shih Historia e Shqipërisë. II. ff. 97-8, 105-106 që bën fjalë për tri sërë përpjekjesh, më 1864. 1867 e më 1871, dhe f. 85 për qenjen e një shoqërie kulturore shqiptare në Stamboll në dhjetëvjetshin e gjashtë. Po ashtu edhe Dh.S. Shuteriqi, Konstandin Nelko Kristoforidhi 1830-1835. në «Buletin i Institutit të Shkencavet», nr. 1-2, 1950. f. 9. 11. 13, 34. Shih edhe Kr. Frashëri, Shoqëri e të shtypuri shkro- nja shqip, në «Buletin për shkencat shoqërore» 4, 1954, ff. 155-156, që flet për përpjekje të bëra në vitet 1864, 1870, 1877. Është nevojë të hidhet një dritë më e plotë mbi këto përpjekje e të saktësohet më shumë kronologjia e zhvillimi i tyre, duke ballafaquar dëshmitë e ndryshme të njohura, të cilave kohët e fundit, u është shtuar ndonjë e re. J. Vretoja, në bazë të kujtimeve të Kristoforidhit, jep dy data të ndryshme të inisiativës së parë: 1864 e 1867. Në letrën shkruar S. Kolesë nga Bu- kureshti më 23.X.1893 thotë: «Që nga 1864 shumë mbledhje e mendime prej shqiptarësh orthodhoksë e muhamedanë e katholikë u bënë ndë Konstandinopulë për allfavitë të plotë e të bukurë e të njohurë për gjuhënë shqip». Për këto mbledhje ai flet gjerë e gjatë në veprën — dorëshkrim të tij«Sqepsis...», të shkruar në vitet e fundit të shekullit XIX, ku e nis kështu historinë e këtyre përpjekjeve: «Pra nevo- jën e përdorimit të një alfabeti të vetëm e të përbashkët, i cili të ketë aqë shkro- nja të thjeshta njëformëshe sa zëra të thjeshtë e të pandarë ka gjuha jonë shqipe e ndjenë në vitin 1867 njerëz të shquar të kombit tonë që ndodheshin e rrinin në Stamboll». Shahin Kolonja («Shkrimi, këndimi, abetare e gjuhësë shqip», te ga- zeta «Drita» e Sofjes II, 33, 5.XII.1903) në bazë të kujtimeve të një bullgari plak që kishte punuar në shoqërit të protestanëvet në Stamboll bashkë me Kristofori- dhin, flet për dy orvatje të bëra, e para, në kohën e vezirit Ali Pasha dhe, e dyta të Midhat Pashës. I pari ka qenë vezir i madh nga 1867 më 1871, i dyti më 1873-4 dhe në fillim të 1877. Këto të dhëna e rrethanat historike na bëjnë që të kemi shumë rezerva ndaj datës 1864 e të marrim si përpjekje të parë atë të vitit 1867.

  17. Këto përpjekje në ndonjë moment u duk sikur gjetën një farë mbështetje të kufizuar në disa rrethe qeveritare turke më largpamëse. Për to u bë fjalë edhe në shtyp; u shpresua në ndonjë çast edhe në daljen e ndonjë leje qeveritare. Për formimin e një komisioni për alfabetin e shqipes njoftonte gazeta e Stambollit «Courrier d’Orient» e 2.III.1870, nga e merr edhe A. Dozon, Manuel de la langue chkipe ou albanaise, Paris, 1878, f. 167. E përmend edhe Dh. Kamarda në A. Dora d’Istria gli Albanesi, Livorno, 1870, f. 21, shën. 1; «Annunziavano i giornali fin dal principio del corrente anno 1870, che il governo turco aveva nominato una commissione per fissare un alfabeto ad uso degli schipetar.»

  18. Lajme edhe më të piota jep shkrimtari e militanti iluminist i Rilindjes bull- gare P.R. Slaveikov, — që punoi disa vjet në Shoqërinë Biblike po në atë kohë që punonte edhe Kristoforidhi e, si pasojë, kishte mundësi të ishte mirë i informuar, — në gazetën bullgarisht «Makedonia», të datés 27.1.1870 që nxirrte në Stamboll: «Komisioni që kishte qenë ngarkuar të krijonte një alfabet për gjuhën shqipe i dha fund punës së tij; tani nuk pritet veçse dekreti i sulltanit për të futur në përdorim këtë alfabet. Alfabeti i ri është shumë i thjeshtë. Në përpilimin e tij. Komisioni u është shmangur anomalive e shregullimeve që ndeshen në shumë alfabete evri- piane» (Str. Dimitrov, L’Albanie et la Renaissance albanaise dans la presse dirigée par P.R. Slavejkov, në «Etudes balkaniques», VII, 1968, Sofia, f. 204.

  19. Po të gjitha këto shpx-esa qenë iluzione të kota. Jo vetëm që s’doli dekret nga sulltani për të lejuar shkrimin e shqipes ashtu si u ishte lejuar edhe gjithë kombë- sive të tjera të Perandorisë osmane për të shkruar gjuhët e tyre, po me kërcënime e me masa të ndryshme u kërkua të mbytej edhe puna e nisur. Ndërhyrja e fuqive reaksionare dhe e armiqve të popullit shqiptar, paqëndrueshmëria, si edhe prapa- mendimet edhe të atyre rretheve që dukej sikur kishin një farë mirëkuptimi ndaj kërksave kulturore kombëtare të popullit shqiptar, s'i dhanë mundësi kësaj lëvizje- je të shqiptarëve të Stambollit të shkonte përpara. Në maj 1874 autoritetet turke edhe e arrestuan në vilajetin e Janinës anëtarin e komisionit të sipërpërmendur, Hasan Tahsinin, pse shpërndante alfabetin e posaçëm të krijuar prej tij për shkrimin e shqipes (A. Dozon, vep. e cit.)

  20. Një ide të kësaj lufte e të pikëpamjeve aq të ndryshme që u ndeshën në të na e jep Jani Vretoja në veprën-dorëshkrim të tij greqisht Sqepsis peri grafie tis sqipetariqis gllossis (= Mendime për shkrimin e gjuhës shqipe. Dorëshkrimi ruhet në AQSH. Ka ardhur aty nga Biblioteka e Korçës, fondi Spiro Dine. Ka 210 f. radimi dhe është e pambaruar. Ka të shkruar vitin 1895 dhe dosja përkatëse mban shënimin se është filluar më 1895 e ka vijuar gjer më 1900. Puna, si duket, është ndërprerë me vdekjen e autorit. Mund të dallohen në të tri pjesë: 1) Gjuha dhe për- bërja tingëllore e saj; formimi i gjuhëve; historia e alfabeteve që nga finikët;

  21. Shkrimi i shqipes gjer më tani; autorët e veprai e tyre, gjuha e alfabeti, duke filluar me P. Budin; është një farë shkurtoreje e historisë së alfabetit shqip;

  22. Histori e përpjekjeve të shqiptarëve të Stambollit në shekullin XIX për të shkruar gjuhën shqipe e për t’i dhënë kësaj një alfabet të përbashkët. Kjo e fun- dit, e shkruar në bazë të kujtimeve personale e të thënjeve të K. Kristoforidhit, paraqet interes të veçantë për historinë e alfabetit të shqipes e për historinë e Rilindjes sonë; ajo ze afër gjysmën e dorëshkrimit.

  23. Hasan Tahsini idenë e tij edhe e realizoi duke hartuar një alfabet me gër- ma të posaçme, që e botoi në formé të një tabele. Një riprodhim të tij kemi te Dh.S. Shuteriqi, Dhaskal Todhri, në «Buletin për shkencat shoqërore», 4, 1954. Konsulli austro-hungar në Vlorë duke folur për kërkesën e Lidhjes së Prizrenit për t’u futur shqipja gjuhë zyrtare në Shqipëri, e për shpresën që ka njerëzia se do të hapen shkolla shqipe, në raportin e tij të datës 12.XII.1878 shton: »Mësimi fillor në gjuhë shqipe nuk do të gjejë aq shumë vështirësi, si kujton ndonjë, pasi qysh prej 15 vjetësh janë duke u përdorur alfabete shqipe-epirote si me gërma latine ashtu edhe me gërma greke, të cilat janë përhapur mjaft, bile ka nja 6 vjet një pro- fesor muhamedan në Paris me emrin Haxhi Tahsin, ka përpiluar një abece shqip dhe disa copë i ka shpërndarë në Stamboll». («Leka», 7-8, 1939, f. 184).

  24. Jani Vretoja, ndër të tjera, në diskutimet në komision vë në gojë të Pashko Vasës këto fjalë: «Po kështu edhe ne shqiptarët, duke qënë evropianë, mundemi të marrim alfabetin e mirë dhe të bukur latin dhe të shkruajmë gjuhën tonë, dhe zërat e thjeshtë e të pandarë të saj që teprojnë, t’i shkruajmë me dyshkronjëshe si pas sistemit të sanksionuar të evropianëve. Bile një pjesë prej nesh e kanë marre alfabetin latin dhe shkruajnë kështu prej qindra vjetësh, siç dëshmojnë librat e ndodhura të shtypura gati para treqind vjetve..» Dhe më tutje: «Dhe duhet të dimë dhe këtë: se, po të marrëm alfabetin latin si evropianët, ata prej nesh që shkruajnë libra, do të mund t’i shtypin shkrimet e tyre me lehtësi në shtypshkronjat me gërma latine që ekzistojnë në gjithë qytetet e Evropës, kurse, duke menduar e diskutuar për të shpikur shkronja të reja për shkrimin e gjuhës sonë, edhe koha kalon, edhe, kur të vendosim më në fund ndonjë lloj shkronjash të reja, të shëmtuara dhe të panjo- hura, do të shpenzojmë jo pak të holla për t'i ndërtuar ato.. dhe kështu shkrim- tarët nuk do të kenë mundësi t’i shtypin veprat e tyre me lehtësi».

  25. Pashko Vasa edhe e hartoi një alfabet thjesht latin prej 35 shkronjash, të cilin edhe e botoi («L’alphabet latin applique à la langue albanaise, Constantinople, Imprimerie du Courrier d’Orient, 1878, f. 16).

  26. K y alfabet ka 9 digrame: dh, th, gj, nj, sh, zh, xh. Ih (=11), rh (=rr). Ka v e w. Për e ka é, e për é, c për ç, x për zh. zh për x e c. Si shihet është mjaft i afërt me alfabetin e përpunuar më vonë në Kongres të Manastirit.

  27. Jan Vretoja në veprën e cituar jep gjerë e gjatë mendimet që ka shprehur e pikëpamjet që ka mbrojtur në diskutimet për përcaktimin e alfabetit të shqipes. Është kundërshtar i rreptë i përdorimit të digrameve. Nuk pëlqen as shenjat diakritike. Është për alfabetin grek të plotësuar me një numër gërmash latine, po e quan të nevojshëm përdorimin e njëkohshëm edhe të alfabetit latin të plotësuar me shkronja greke. Pretendon se me këtë mendim ishte edhe Kostandin Kristoforidhi e se u bashkua edhe vetë Pashko Vasa, ndërsa Hasan Tahsini ishte i një mendjeje me të për parimin e gërmave të thjeshta, po jo për formën e këtyre.

  28. Këto thënje të Vretos pjesërisht nuk vërtetohen nga të dhënat e mëvonshme. P. Vasa nuk heq dorë nga alfabeti i tij latin me digrame. Edhe Kristoforidhi në letrën e drejtuar nga Elbasani më 28 janar 1888 N. Naços (botuar te «E përdyjavësh- mja e gazetës së Korçës», 2, 30.1.1927, f. 25) çfaq për alfabetin latin, pse me të nuk mund të botohen kudo, e s’i pëlqen alfabeti i Stambollit, të cilin e quan «Alfabeti i Vretos». Divergjencat e mendimeve u shprehën edhe në mbledhjet e vitit 1879, po u kapërcyen shpejt për hir të rrethanave që kërkonin t’i jepej një zgjidhje e menjëhershme çështjes së alafabetit.

  29. Në formën e tij përfundimtare alfabeti i Stambollit del vepër e Sami Fra- shërit. Jani Vretoja pretendonte se ai ishte hartuesi i këtij alfabeti. E vërteta është se Vretoja e kishte gati një projekt të alfabetit shqip që më 1877-78. A. Uçi, (Jani Vretoja, Tiranë, 1965, ff. 23-24), thotë: «Po më 1877 Vretua kishte përgatitur projektet e alfabetit shqip dhe ua kishte dërguar për aprovïm Sp. Dînes, Th. Kreit, Th. Mitkos në Egiypt. Ndërsa ky i fundit nuk e aprovonte këtë alfabet, Sp. Dinua dhe Th. Kreji e përkrahin..». Th. Krei në një dorëshkrim të tij greqisht (më parë në bibliotekën e Korcës) mbi alfabetet e shqipes, përshkruan gjerë e gjatë alfabetin e Vretos të vitit 1878 prej 34 shkronjash. S’patëm mundësi ta konsultonim gjatë hartimit të këtij artikulli. A. Uçi (vep. e cit., f. 28) njeh Vreton si autor të alfabetit të Stambollit, sigurisht i mbështetur në ndonjë thënje të dorëshkrimeve të tij: «Si përfundim u aprovua alfabeti i përgatitur nga J. Vretua që mbështetej kryesisht në alfabetin grek dhe latin». Edhe në Memoriet e mia të Visar Dodanit (Konstanca, 1930, në fotografinë e Vretos pas f. 20) shënohet: «Pas të thënet të ti ky ka krijuar abecenë shqip trazuar me greqishte, sllavishte dhe latinishte dhe të atillën me arësye që të pajtonjë ortho- dhoksinë..». Edhe Kristoforidhi, si e pamë, në letrën e tij drejtuar N. Naços më 1888 e auan «alfabet të Vretos». Ky alfabet nuk përkon nga shumë anë me alfabetin që mbron J. Vretoja në bisedimet e zhvilluara në Stamboll e që parashtron ai në veprën dorëshkrim të tij. Burime të tjera e nxjerrin shkoqur si të Samiut. Edhe opinioni i përgjithshëm që ka ekzistuar e njeh si të Samiut. Prandaj ky alfabet u quajt edhe alfabeti i Frashërit.

  30. Mund të thuhet se alfabeti i 1879 shfrytë'oi gjerësisht punën e zhvilluar gjer atëhere. pati parasysh mendimet më të arësyeshme që qenë shprehur e përfundimet që qenë arritur, e në mënyrë të veçantë mjaft nga mendimet e propozimet e Jani Vretos, po se në dorë të fundit ai u hartua nga Sami Frashëri që ishte tani një personali

  31. tet me autori tet të njohur në botën letrare turke, lozte një roi drejtues në lëvizjen kombëtare shqiptare e kishte një përgatitje shumë të mirë gjuhësore.

  32. E dhëna se në komision ky alfabet u parashtrua nga Sami Frashëri, duhet të jetë e vërtetë. Kalendari Kombiar 1905 (f. 30-31) shkruan kështu: «Puna m’e madh’e Samiut është shkrimi shqip (;) më 1879 shoqërija q’u bë në Stamboll për të ngjallurë shqipenë, kish për shpirt dhe për kryesonjës Sami benë. N’atë shoqëri më parë u zgjodhë shkronjatë shqip. Nga këshillonjësit Jani Vretua thosh që të shkrojmë me shkronja greqisht, Vaso Pasha thosh të shkrojmë me shkronja fjeshtë latinisht, dhe, ata zëre që s’janë në këto shkronja, t’i bëjmë duke bashkuarë dy letra; Hoxha Tahsini thosh që të marrim një palë shkronja të veçanta, që të mos kenë ngjarje me asnjë nga alfabetet që dihenë; këto shkronja qenë si vi ja me cmagje. Po nga gjithë këto mendime i Samiut u pëlqye më tepërë i cili thosh të marrëm shkronjëzat latine, po

  33. të bëjmë dhe ca të tjera për ato zëre që ka nevojë gjuha jonë; Samiu thosh__që të përzjerë dy shkronja për të bërë një zë është një rëndësi e madhe në të shkruar e në të hartuar; edhe më tepërë për gjuhënë shqip së cilës i duhenë kaqë shkronja që s’i ka latinishtja». Dhe në shënim: «Sami beu gdhendi vetë me dorë këto shkronja...». Mendimi i Vretos nuk është dhënë sakët në këtë dëshmi.

  34. Sh. Kolonja, vep. e cituar, duke folur për të, thotë se autorët e tij «i vunë përpara syvet të gjitha shkronjat e librat që qenë bërë gjer atëhere për gjuhënë shqip dhe e panë që kishin të meta e s’ishin të lehta për shqipen, pra ishte nevojë që të ndryshoheshin, të gdhendeshin e të ndërtoheshin pas trupit të gjuhës shqip, edhe ashtu i bënë». Alfabeti i 1879 kishte mjaft shkronja greke, si δ = dh, Θ = th, λ = 11, p = rr, ε = e, σ = sh. Shënimi i disa tingujve bëhej me gërma latine a greke të ndryshuara: gj me g të anasjelltë β,ρ me p të pambyllur, xh me x të modifikuar y. Edhe disa germave latine ju dha një vlerë e veçantë c = c, e = ë, x = x. Për ç e zh u përdorën gemra me shenja diakritike: ç, z.

  35. Gazeta «Shqipëtari» e Nikoll Naços, përdori alfabetin latin në bazë të grafisë rumune. «Shqipëria» që në numrin e dytë arësyetoi përdorimin e alfabetit thjesht latin: «Një gjë del e fituar që të gjithë njohin se shenjat e zërevet të gjuhës duhet të kenë fytyra latine. Për zëret që dyshohen o që bashkohen me të tjerë, harrijnë ca pika dhe bashkimi i shenjavet alfabetare latine e gjithkush munt t’i bashkojë si e kupëton më mirë». Duke u mbrojtur kundra kritikave të rënda e padive të shumë atdhetarëve për mospërdorimin e alfabetit të Stambollit, në nr. 6 (14.VI.1897) shpjegohej kështu: «Neve kur e muarmë këtë alfabet që shkruajmë e bëmë vetëm se e gjetëm më të lehtë dhe më të përdorur. Nuk i vumë re aq fytyrës së alfabetit duke e ditur se kjo ndryshohet, po ideja është e përjetshme». Dhe shton se «alfabetnë kombiar të vërtetë do t’e bënjë Akadhimia, kur të harriet puna, sikundër ka ngjarë dhe në të tjerë llauze». Ky alfabet pati mjaft digrame: sh = sh, dh — dh, Ih = II, gh = gj, th = th, dj = xh, dz = a:, disa gërma me shenja diakritike: ë= ë, fi = nj, ç = ç, î = j, e, k, z u përdorën me vlerat e tyre të sotme. Revista «Albania» e Brukselit (1896-1908) përdori më gjerë digrame e shenja diakritike: dh, th, gh = gj, sh, Ih = II, rh = rr, dz = x, c =ç, é = e, n = nj, z = zh, dz — xh. Germât e tjera qenë germa ,të thjeshta latine me vlerat që kanë në alfabetin e sotëm me përjashtim të e— ë. Pati më pas disa ndryshime.

  36. Kjo shoqëri, për plotësimin e germave të nevojshme, përdori vetëm sistemin e digrameve: dh, th, sh, xh = zh, zh = xh, ch =ç, gh = gj, II, gn = nj, ts = c. Germa c u përdor për q, é për e, x për z e z për x. Në vlerat e dhëna disa germave e në disa digrame shihet ndjekja e grafisë italiane.

  37. Duke ndjekur parimin e një tingulli për një shkronjë e të një shkronje për një tingull, si alfabeti i Stambollit, germât e alfabetit latin i plotësoi me germa me shenja diakritike: g’ = gj, h’ = q, ή = nj, d = dh, p = th, t = 11, c = c, s = sh, z = zh, r = rr. Pati edhe dy digrame: dz = z, dz = zh. Ka s =e, é = e.

  38. Shih diskutimin në revistën «Albania» të Brukselit I. 7. 10; II 6; IV 1. 4. 6;

  39. V 3; VI 1, 8; VIII 12; IX (1905), 2, 3, 6, 10, 12; X (1906) 4, 5, 6; etj.; në gaz. «Shqipëria» të Bukureshtit 1897-1899, nr. 2, 6, 7. 8, 9, 32, 37, 49-53, 54, 58; «Kombi» i Bostonit, 1906-8, nr. 2, 10, 30, 37-38, 39, 48, 64, 105. Po kështu u dhanë mendime edhe në gazetat e tjera si «La Nazione albanese» e Katanzaros e Anseimo Lorechios I (1897) 6, III. 9, 23; VI 1, 10, 11; XI, 9 etj.; gazetat «Shqipëria» e «Pellazgu» të Kajros etj. Ndër pjesëmarrësit në këto diskutime qenë F. Konica, Visar Dodani, Shahin Kolonja. S. Peci, Luigj Gurakuqi, Çajupi, Asdreni, Aleksandër Xhuvani, Mati Logoreci etj.

  40. Gazeta «Shqipëria» e Bukureshtit që më 1897 kërkonte mbledhjen e një ko- misioni me njerëz kompetentë nga shqiptarë e të huaj që merren me shqipen për t’i dhënë zgjidhje njësimit të alfabetit.

  41. Kongresi gjuhësor I i arbëreshëve të Italisë (1-3 tetor 1895) ngrinte nevojën e njësimit të alfabetit dhe vendoste si hap të parë njësimin e shkrimit të botimeve arbëreshe në bazë të alfabetit që përdorte që nga viti 1894 poeti Jeronim De Rada. Kishte tri germa greke δ = dh, 0 = th, ξ = z; një numër digramesh si: rh = rr, gh = g, 93 = g.i. sg = zh; ndonjë germë me shënja diakritike si e s = sh.

  42. Në Albania IX (1905) 10 P. Llambi propozon të bëhet një mbledhje e përgjithshme për alfabetin në Trieste, Bukuresht a ku të dojë shumica. Qëndrimi i drejtorit të revistës është kundër: «të mos humbim kohën me kongrese».

  43. Letër e P. Evangjelit rumanisht drejtuar Kr. Dakos, 24.VI.1906 (Arkivi qendror, shtetëror i RPSh i cili më tetje do të citohet AQSh i RPSh. Fondi Th. Gërmenji): «Në Kongresin e Vienës ku do të diskutohet çështja e alfabetit jam i mendimit që të dërgojmë edhe ne një përfaqësues».

  44. «Kombi» II (1907) 33 jep lajmin se sipas informatave që i kanë ardhur nga Shqipëria e gjetkë, së shpejti do të mbahet në Bukuresht një kongres ku do të për- faqësohen të gjitha shoqëritë shqiptarë për të vendosur përfundimisht çështjen e alfabetit të shqipes. Në nr. 39 po aty thuhet se shoqëria «Bashkimi» e Bukureshtit po përpiqet t’i japë fund çështjes së alfabetit, është ngritur edhe një komision. Në nr. 64 (6.XII.1907) flet për përpjekjet e disa shqiptarëve për të organizuar një kongres shqiptar për të zgjidhur çështjen e alfabetit; kongresi do të mbahej në Svicër dhe do të thirreshin të merrnin pjesë letrarët më të njohur dhe shoqëritë.

  45. «Kombi», II, nr. 30, 20.III.1907: «Ene si të shoshet e të përshoshet mirë e mirë kjo punë, atëhere me nji mend të gjithë të ipëlqejmë e të vemë në përdorje të përshqiptarshme nji abetare e cila të jetë e ardhme për gjuhën shqipe». Shpallja, pas zgjidhjes së çështjes së alfabetit, shtron nevojën e zgjidhjes së gjuhës së një- suar letrare: «Si të marësehet kjo punë, atëhere prap po me të punumun së bashkë mund të përpiqemi për të kriju nji ligjërojë shqipe të përgjithëshme dyke rrjeshtu fjalorin e shkrojtoren e saj». Ne letrën shoqëruese drejtuar gazetës.

  46. Një letër e Nuçi Naçit e 8.III.1907 nga Shkodra, ku ndodhet prej dy muajsh, drejtuar shoqërisë «Bashkimi» të Bukureshtit, flet për një marrëveshje të pjesshme të arritur atje për punë të alfabetit, dhe jep projektin e një alfabeti që synon të bash- kojë tri alfabetet kryesore ekzistuese duke kërkuar të jepet mendimi për të. Ky ndryshon vetëm në 6 germa nga alfabeti i sotëm c = ç, g. = gj, rë = nj, s = sh, 2 = zh, X = xh (AQSH. i RPSh, Fondi i Kolonisë së Bukureshtit, Dosja 77, Do- kum. 480). «Kombi»·, III nr. 105, 16.X.1908, flet për një ujdi në mes gazetave «Kombi», «Drita e Sofjes dhe «Dashamiri»· në fillim të vitit për përdorimin prej tyre të një alfabeti të njëjtë. Edhe pak muaj para Kongresit flitet për një marrëveshje të pjesshme paraprake midis anëtarësh të alfabeteve të Agimit e të Stambollit (Raport i konsullit austro- hungar të Manastirit 31.VIII.1908, Hans-Hof-und-Staatsarchiv — Politiches Archiv- Albaniën, Arkivi i Vienës, i cili më tutje do të citohet me shkurtimet H. H. St. A, P. A, A.

  47. Gazeta «Kombi» e Bostonit më 28.VIII.1908 (nr. 99) në artikullin «Shkollat shqip» shkruante ndër të tjera: «I pari shkëmp që duhet kapërxyer është i shkro- njavet. Kemi shkrojtur dhe thirrur aqë sa nukë na mbetet më fuqi të përsëritim ato që kemi thënë përmi nevojën e zgjidhjes të një alfabeti kombëtar». Edhe gazeta «Drita» e Sofjes në një artikull të datës 12.IX.1908 «Konstitucia dhe detyrat e shqipë- tarëve» (nga Plaku i Nemërçkës, nr. 101) në një plan punësh e kërkesash që shtron- te, në krye vinte këtë: «Të mblidhenë ndë një mbledhje mbë ndonjë qytet të Shqi- përisë gjith ata që kanë punuarë gjer sot për të shkruarët e gjuhësë e të vendosinë një program të përgjithshëm e vetëm një alfabet të përdorin gjith ata që shkruajnë libra e nxjerënë gazeta».

  48. Një kronikë relativisht e hollësishme e Kongresit për seancat e përgiithshme e për manifestimet lidhur me të u dha në gazetën «Lirija» (I, nr. 15, 8/21.X.1908). Një përmbledhje e punimeve jepet në një raport të konsullatës austro-hungare të Manastirit të datës 23.XI.1908 (H.H.St. A. P. A. A.), dhe më gjerë në një relacion prej 20 f. të 20 janarit 1909 të G.iergj Qiriazit që qe nënkryetar i Kongresit (po aty). Në Arkivin e Shtetit të Republikës Popullore të Shqipërisë ekzistojnë shënime të karakterit të procesverbalit për mbledhjen e datës 20.XI.1908 (2f.) dhe për mbledhjen e fundit të datës 22.XI (4 f.).

  49. Për lehtësinë e alfabetit të Stambollit, shërbimet që ka bërë dhe përhaojen e madhe që ka në Shqipëri, folën M. Grameno. Gr. Cilka. F. Ypi; kurse Ndre Mjeda për afërsinë e alfabeteve të Agimit e të Stambollit, meqenëse të dy kanë një shkronjë të vetme për një tingull. H. Mosi, ditën e dytë. propozoi të bëhet një alfabet i ri duke bashkuar tri alfabetet kryesore që ishin në përdorim: të Stambollit, të Agimit, të Bashkimit. L. Gurakuqi tha se do të ishte më mirë, për të mos i thyer zemrën askujt, të përpunohet një alfabet i ri në bazë të kërkesave shkencore, duke pasur parasysh gjuhën shqipe, dialektet e gramatikën e sai. Ai tregoi se tingulli i shënuar me alfabetin e sotëm me gj, është një ndryshim i gl dhe g-j, nj një bashkim i n me j, q një bashkim i k dhe j.

  50. Anëtarët e tij dhanë besën se do të mbanin fshehtësinë për bisedimet që do të bënin dhe se s’do të nxirrnin jashtë komisionit asnjë fjalë para zgjidhjes së çështjes së alfabetit. Për mbledhjet e komisionit s'u botua asgjë, as në atë kohë, as më vonë. Një numër të dhënash me interes për to i gjejmë në relacionin e sipërpërmendur të Gjergj Qiriazit, po jo një parashtrim të hollësishëm të pikëpamjeve e të argumentave që u parashtruan. Aty del se është mbajtur një procesverbal i rregullt. Në AQSh. të RPSh. (Fondi Th. Germenji. nr. 5) ka disa shënime për mbledhjen V e mbledhjen VI të Komisionit, të datës 18.XI.1908. A janë pjesë të procesverbalit origjinal, kopje të tii. a shënime të një anëtari të komisionit? Nuk mund të thuhet diçka e sigurtë. Alfabeti i përdorur bazohet në atë të Stambollit. dialekti është gegërisht. Mund të jenë shkruar nga L. Gurakuqi. Ka ndonjë mospërkim me të dhënat e Gj. Qiriazit.

  51. Relacioni i Gj. Qiriazit f. 11: «Gjithë shkronjat e alfabetit latin u shqyrtuan me kujdes dhe u pranuan me disa ndryshime duke u dhënë atyre një tingull të ndryshëm. Shkronjat δ, f, Ij, η, σ, ϋ, (dh, gj, II, nj, sh, th) i shkaktuan komisionit shumë vështirësi.

  52. Gjergj Qiriazi shënon se dy seanca ju kushtuan vetëm germes dh dhe prapë komisioni nuk arriti dot në një përfundim të kënaqshëm.

  53. Shënimet që na kanë arritur për dy mbledhjet e ditës së dytë të punimeve të komisionit. të cilat i përmendëm më sipër, nuk përputhen plotësisht me këtë thënje. Për mbledhjen e pestë shkruhet: «Pyetja e parë u nis me zanin δ, <î, ξ, dh e mbas shumë diskusioneve nuk u dha asnjë fund»; Për të gjashtën: «U vendos si të shkruhet zani δ e ju vue fund qi të mirret me nji d, të preme si e ka Agimi. Për tregim de«·

  54. Në shënimet e mbledhjes së gjashtë të sipërpërmendur tregohet se në këtë mbledhje u zgjidh edhe çështja e disa shkronjave të tjera, e e-së, gj-së, q-së, nj-së. Për gj-në u caktua digrami i sotshëm. «Mbas arësyenave të dhanuna për zanin gj pvetet që t'i epet fund dhe zaneve q e η«. Pra u caktuan digramet kj e nj.

  55. Gjergj Qiriazi referon ndryshe: «Duke marrë para sysh kohën kushtuar vetëm një shkronje, mund të shihnim fare lehtë se ç’vështirësi do të përballonim për shkronjat e tjera, d.m.th. për f, η, σ, θ, prandaj u propozua dhe u pranua të adaptohej alfabeti i Stambollit me pak ndryshime, dhe një i dytë, i cili do t’ish i tëri latinisht me njëzet e pesë shkronja dhe për pjesën tjetër.

  56. Ky propozim u pranua prej gjithë anëtarëvet të komitetit.

  57. Se te relacioni i Gj. Qiriazit nuk kemi një parashtrim plotësisht të saktë, e shohim edhe në ndarjen e anëtarëve të komisionit në anëtarë të alfabetit të Stambollit e në anëtarë të alfabetit të «Bashkimit». Ai shënon në kategorinë e parë edhe Ndre Mjedën. çka i përgjigjet së vërtetës. por në kategorinë e dytë, në mënyrë të gabuar, edhe Grigor Cilkën që në mbledhjen plenare kishte mbrojtur alfabetin e Stambollit e vështirë të kishte ndrruar mendim brenda 3-4 ditëve.

  58. Gjergj Qiriazi në relacionin e tij është përpjekur t’i përgjigjet pyetjes «Përse u zgjodhën dy alfabete»? dhe të përligjë vendimin e Kongresit, dhe të japë arësyet e tij: «Telcgramet e ardhura nga Gegëria na luteshin të merrnim alfabetin e Bashkimit dhe telegramet e ardhura nga Toskëria na luteshin të përdornim atë të Stambollit ose të ashtuquajtur të Frashërit. Komiteti [Komisioni] duhej të mirrte parasysh gjithë këto letra dhe telegrame, sepse. po të mos përfillnim njërën ose tjetrën anë, do të shkaktohej pengesë e madhe në për par'uni n e kombit. Dhe mbasi këto qenë përdorur në shkolla, njëri në Gegëri, tjetri në Toskëri, ne vendosëm me vota të piota, të adap- tojmë dy alfabete, atë të Bashkimit dhe atë të Frashërit, me disa ndryshime, sipas nevojës së gjuhës». Këto shpjegime nuk janë bindëse e nuk sqarojnë plotësisht. Arë- syet e sjella — me pasaktësira në kundëi'vënjen e përhapjes krahinore të dy alfabeteve — ekzistonin që në fillim e nuk qenë ndonjë fakt i ri që doli gjatë Kongresit. Mbetet gjithnjë pyetja: Pse nuk vijoi komisioni në punën që nisi, me pëlqim të njëzëshëm, për hartimin e një alfabeti të vetëm, po u kthye mbrapa, si e pohon edhe vetë në vendim?

  59. Nga formulimi i sipërm del se s’ishin të gjithë të kënaqur nga puna që ishte bërë në dy ditët e oara dhe se zgjidhjet e adoptuara kishin kundërshtarë në gji të komisionit. Një roi veçanërisht negativ del të ketë lozur Midhat Frashëri me qën- drimin e tij të papajtueshëm ndaj çdo afrimi, duke u përpjekur, i udhëhequr nga interesa vetiake egoizmi e prestigji të sëmurë, të imponojë me çdo mënyrë alfabetin e Stambollit. Ai s'hoqi dorë nga manevrat e tij edhe pas vendimit të Kongresit.

  60. Cilat qenë këto «shkaqe të përjashtme» që e shtynë komisionin të kthehet prapë e të caktojë dy alfabete? Mos qenë shenjat shqetësuese të fushatës së afërt të agjen- turës xhonturke për të imponuar alfabetin arabo-turk dhe konsiderata për të mos marrë një vendim që do të linte të pakënaqur në një moment kur nevojitej një bash- kim sa më i madh e i gjerë kundër këtyre sulmeve? Që në tetor shkruhej në shty- pin shqip: «Dëgjojmë se disa njerëz kërkojnë të na prishin alfabetin, duan të lemë shkronjat që kemi e të marrim të tjera, tyrqisht, greqisht, horvatisht. Ca kohë u pandeh se edhe Komiteti «Bashkim e Mbrothësi» nuk e sheh me sy të mirë këndimin e gjuhës shqip dhe përpiqet që të ndërrojë shkronjat e shqiptarëve... ». Gazeta «Besa» e Stambollit që në numrin e parë. 18.XI. 1908, shkruante se u provua që shqipja nuk shkruhet dot me germât turke. Në dhjetor 1908 qarkullonin në Stamboll fletë shkruar turqisht, ku thuhet se, për të qenë të gjithë osmanllinjtë të bashkuar, duhej të shkruhej shqipja me shkronja turqisht.

  61. Gj. Qiriazi në relacionin e tij thotë më se një herë se mendohej që të mbetej vetëm një alfabet: «... të dy alfabetet u pranuan si alfabete kombëtare dhe u vendos që gjithë shkollat të detyrohen t’i' mësojnë që të dyja dhe cilido shkrimtar të përdorë atë që të pëlqejë më shumë dhe me shpresë që një ditë njeri alfabet do të mbetet».

  62. Një telegram konfidencial i konsullatës austro-hungare të Manastirit i 21.XI.1908 lajmëronte Vienën kështu: «Një komision prej 11 vetash i Kongresit shqiptar, në mënyrë paraprake ka vendosur për dy alfabete: ndërsa ka adoptuar si definitiv një alfabet 'latin..., për një periudhë kalimtare ka mbajtur alfabetin frashëriot të Konstantinopojës». (H. H. St, A. P, A.). Një telegram i konsullit austro-hungar të Shkodrës Kral i 22.XI. 1908 e jep kështu vendimin: «Me gëzim të madh lajmëroj se Kongresi i alfabetit në Manastir, sipas telegramit të delegatëve të këtushëm ka vendosur një alfabet të përbashkët shqip krejtësisht me shkronja latine... ». Po ai më 23.XI. telegrafante: «Disa telegrame nga Manastiri flasin se alfabeti i Frashërit do të mbahet njëkohësisht si alfabet, kështu që u krijua dyshimi në se u zgjo- dhën një apo dy alfabete. Priten lajme të mëtejshme».

  63. Megjithëse u vendos që të përdoreshin njëkohësisht të dy alfabetet, në Kon- gres theksi u vu më tepër në atë të Stambollit e jo, si mund të pritej, në alfabetin e ri të përpunuar nga Komisioni. Relatori i vendimit në mbledhjen plenare tha se alfabeti i Stambollit është i mjaftë për nevojat e kombit, po, me qenë se shumë herë, për të shtypur libra larg Shqipërisë dhe për të hequr telegraf, kemi nevojë për një alfabet thjesht latin, komisioni u shtrëngua të marrë dy alfabete, siç ndodh edhe te gjermanët, të cilët kanë alfabetin gotik dhe një alfabet latin.

  64. Gjergj Qiriazi në relacionin e tij, kur përmend vendimin, flet për alfabet thjesht latin, por kur përligj caktimin e dy alfabeteve (f. 19) flet për alfabet të «Bashkimit»: «Dhe mbasi këto [dy alfabete] qenë përdorur në shkolla, njeri në Gegëri tjetri në Toskëri, ne vendosëm me vota të piota të adaptojmë dy alfabete, atë të Bashkimit dhe atë të Frashërit, me disa ndryshime sipas nevojës së gjuhës».

  65. Mbështetje të madhe i dha alfabetit të «Bashkimit» revista «Albania» e Faik Konicës që ishte kundërshtar i rreptë i alfabetit të Stambollit. Alfabeti i kësaj reviste, që ndryshonte nga ai i «Bashkimit» në 10 germa, ju afrua atij nga viti 1900 duke mbetur vetëm katër ndryshime edhe ato në shumicë të pjesshme.

  66. Shih I. Zamputi, Kontribut në historïkun e alfabetit shqip, në «Buletin për Shkencat shoqërore», Institut! i Shkencavet, I, 1957, ff. 184-200.

  67. Rev. «Cirka», I, 1963, nr. 13-14, ff. 216-7: «Kur në vjetin 1908 u mblodh në Manastir Kongresi... proponimi [i Mjedës] për alfabet që do t’ishte të përziemit e atij të Bashkimit me t’Agimit qe pranue nji zani me pak ndryshime e asht ai qi na përdorim sod». Po ashtu «Cirka»·, II. 1937, nr. 28-9, f. 202: «Më 1908 [Mjeda] propozoi alfabetin e libravet të vet, që me pak ndryshime u pranue dhe mbeti në përdorim e asht ky i soçmi».

  68. Vetë Gjergj Fishta, përfaqësues i «Bashkimit» në Kongres, në një letër të asaj kohe, 5.XII. 1908, shkruar një kolegu pohon se të gjithë në Kongres qenë kundër sistemit të «Bashkimit», duhet kuptuar kundër variantit të tij të sistemit të alfabetit thjesht latin: «Impreparati come eravamo al Congresso ed a sostenere la bataglia contro tutta TAlbania-proprio tutti erano contro il sistema Bashkimi — credo che non sia un piccolo successo Tesser riuscito a far adottare il nostro sistema con piena disfatta delTAgimi» (Gj. Shllaku, Rreth çështjes s’alfabetit të Manastirit, në «Hylli i Dritës» nr. 4-5, 1943. f. 21).

  69. J. Kastrati, Ndre Mjedja, lavrues i gjuhës shqipe, në vjetoren «Shkodra» I, nr. 1. 1961, f. 8, ka vënë në dukje afërinë e alfabetit të Manastirit me atë të përdorur nga Pashko Vasa në gramatikën e tij të shqipes botuar në London më 1887, duke ndryshuar vetëm në 6 shkronja.

  70. I. Zamputi, vep. e cit., f. 191, 197-8 etj. Aty është vënë në dukje afëria e alfabetit latin të Manastirit me atë të disa organeve shqip të Egjyptit (Kështu alfabeti i gazetës «Besa», 1904, drejtuar nga Thoma Abrami e Milo Duçi, e më pas i gazetës «Pellazgu» 1907. ndryshon vetëm në tri germa e/é, ë/e, gjf gh), po ashtu puna e një ryme të tërë që luf tonte për afri min e alfabetit thjesht latin me atë të Stambollit, dhe çfaqet bindja «se mbi platformën e një rryme të tillë, pati mundësi t’arrihen marrëveshjet në Komisionin e Kongresit të Manastirit».

  71. Pasqyra të këtyre alfabeteve dha ai në broshurën Alfabeto Generale albano- Epirotico, Livorno, 1869. Dh. S. Shuteriqi, Historia e letërsisë shqipe. vëllimi II, Letërsia shqipe e Rilindjes kombëtare, 1959, f. 42 ka vënë në dukje afërinë e alfabetit latin të Kamardës me atë të Manastirit: «Ishte afërsisht alfabeti që kishte propoganduar Dhimitër Kamarda më 1869 dhe që përdori një mot më vonë në përmbledhjen prej auktorësh shqiptarë dhe arbëreshë: a Dora d’Istria, gli Albanesi..., Livorno 1870»; Po ai, Shkrimet shqipe në vitet 1332-1850, f. 153, kur bën fjalë për «Il canzoniere albanese» të A. Santorit, 1839, thotë: «Alfabeti i Santorit ka afëri të mëdha me alfabetin e sotëm të shqipes, me germât dh, ë, j, h, q, sh, th·, ai mund të quhet si një hap i parë drejt këtij alfabeti. Hapin e dytë të rëndësishëm e bëri më 1869 D. Camarda. . . ».

  72. Kjo përmbledhje prihet nga një punim i vogël mbi alfabetin «Della scrittura albanese» (ff. 9-22). Aty, si jepet një vështrim i shkurtër historik mbi shkrimin e shqipes deri në atë moment, mbi alfabetet kryesore të përdorura, parashtrohet gjerësisht sistemi i tij grafik me dy variantet. Kamarda është kundër krijimit të një alfabeti me shkronja të posaçme: «A tutte le nazioni europee, ed in particolare all’albanese certo non fanno bisogno caratteri nuovi, ma si un metodo proprio, e buono per adoperare quelli più ovvii onde sono in possesso da tempo immemorabile (f. 21). Ai mendon se ka arritur t’i japë shqipes një sistem grafik racional e të lehtë: «I quali [gli Albano-Epiroti] accennando il sistema qui dichiarato, con l’uno o l’altro dei due alfabeti abbastanza noti fra loro, a seconda dei paesi ove dimorano, verranno a cessare la deplorabile confuzione che regna nel non lieto campo delle lettere albanesi, e ad ottenere si uno strumento idoneo alla cultura del popolo, come il mezzo più facile ed opportuno di corrispondenza e di unione fra le diverse provincie. Ed in ciò si troveranno eziandio in miglior condizione dei Serbi e dei Rumeni: poiché anche questi tengono in uso due alfabeti, il emiliano ed il latino modificato, ma non regolati dagli stessi principü; e le lettere latine hanno d’uopo di averlé espressamente fuse, quali per ogni luogo non si rinvengono. Ora a me sembra che siccome è neccessita prima ad un popolo, che voglia crescere nella civile unione, il possedere un metodo uniforme di scrittura, cosi non meno indispensabile addivenga l’ottenere un siffato metodo ,per modo che sia altrettanto facile, quanto razionale» (f. 21).

  73. Alfabeti i krijuar nga Kamarda, me gjithë méritât e tij nuk ishte aq i lehtë sa mendonte autori. Kishte përpjekje për të dhënë tepër hollësira fonetike; më se një herë një fonemë jepej me dy shenja grafike, në ndonjë rast një germë shënonte dy tinguj të ndryshëm. P.sh. ü, y = y, ç, tç = ç; ç edhe sh; e — e, ë e patheksuar; a, ë, ö — ë e theksuar.

  74. I. Zamputi, vep. e cit., f. 193.

  75. J. Rrota, Për historinë e Alfabetit shqip, 1936, f. 90.

Downloads

Botuar

2023-09-27

Si të citoni

Domi, M. (2023). Alfabeti i gjuhës shqipe dhe Kongresi i Manastirit: (14-22 nëndor, 1908). Studime Filologjike, (4), 71–102. https://doi.org/10.62006/sf.vi4.2840